Gruevski refuzon ti shtrijë dorën Thaqit
29 shtator - Kryeminstri maqedonas Nikolla Druevski, ka refuzuar ti shtrijë dorën kryeministrit kosovar Hashim Thaqit, në ceremoninë me të cilën parashihet të shënohet përfundimi i shënimit të kufirit ndërmjet dy vendeve..
Siç bëjnë të ditur mediat maqedonase, qysh gjatë planifikimit të solemnitetit, i cili me siguri do të mbahet pas njëzet ditësh, pala kosovare ka propozuar që të dy kryeministrat të vijnë në vijën kufitare dhe njëri-tjetrit ti shtrijnë dorën..
Por, pala maqedonase e ka refuzuar propozimin që kryeministri të paraqitet në solemnitet, me siguri për shkaqe politike, sepse në momentin kur Maqedonia ende nuk e ka njohur Kosovën, nuk do të ishte korrekte që kryeministri maqedonas të përshëndetet me një kryeministër të një shteti të cilin ende nuk e ka njohur dhe me të cilin nuk ka marrëdhënie diplomatike..
Sipas zëdhënësit të qeverisë Shefik Duraki, ende nuk ka arritur ndonjë ftesë zyrtare nga Kosova, duke shtuar se të gjitha këto informata janë vetëm spekulime.