BDSH: Proceset e montuara - Atentat kundër Marrëveshjes së Ohrit
29 shtator - Partia Bashkimi Demokratik Shqiptarë në një komunikatë për media thekson hapja e proceseve gjyqësore dhe heqja e imunitetit të deputetëve shqiptarë është atentat politik kundër marrëveshjes që përfundoi luftën e vitit 2001..
Praktika e montimeve të proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni, e motivuar nga urrejtja etnike dhe fetare arriti kulmin me rihapjen e katër rasteve, të cilat, Gjykata e Hagës ia kishte kthyer prapësht Maqedonisë si të pabaza, thuhet në deklaratës e BDSH..
BDSH vlerëson se katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës është dashur të mbyllen sepse i mbulon Ligji për amnisti..
Të irrituar nga fakti se Gjykata e Hagës nuk punoi sipas diktateve politike të autoriteteve të Shkupit, në vend që të hidhen në bërllok lëndët e konstruktuara, ato u transferuan në « kompetencat » e gjykatave vendore, në ato institucione që kanë përvojë të madhe dhe që janë të dëshmuara për vendimet politike antishqiptare, theksohet në deklaratë.
Sipas BDSH-së për shtatë vite rresht pas përfundimit të luftës së vitit 2001 gjyqësia maqedonase ka shqiptuar dënime kundër ushtarëve të ish-UÇK-së dhe sot burgjet Maqedonase janë të mbushura plot e përplot me shqiptarë të pafajshëm.