Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Rushiti:Instituti shqiptar u themelua nė bazė tė ligjit
Rushiti:Instituti shqiptar u themelua në bazë të ligjit
18 tetor - Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti reagoi lidhur me debatet e fundit për Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore.. Ish-ministri Rushiti tashmë në emër të partisë së re Demokracia e Re deklaroi se themelimi i këtij instituti nga qeveria e kaluar është themeluar në bazë të ligjeve dhe në procedurë të rregullt, duke përgënjeshtruar pretendimet e zëvendëskryeministrit aktual Abdulaqim Ademi.. "Vendimi për themelimin, është një dhe i vetëm, firmosur nga kryeministri", deklaroi Sulejman Rushiti, duke ftuar që të gjitha palët të angazhohen për zhvillimin e këtij instituti duke lënë interesat e ngushta partiake dhe personale.. Bllokimi i aktivitetit të institutit ka ardhur si pasojë e ngrirjes së buxhetit dhe shkarkimit të anëtarëve të bordit, gjë që ka shkaktuar edhe reagimin e drejtoreshës aktuale të këtij Instituti, Mirushe Hoxha. Kjo e fundit ka drejtuar akuza ndaj partisë shqiptare në pushtet BDI-së dhe zëvendëskryeministrit aktual Abdulaqim Ademi.


Publikuar: 18.10.2008 (15:39), Lexuar: 276 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio