Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Qytetaret pregaditen per dimer
Qytetaret pregaditen per dimer
18 tetor - Sa më shum që I afrohemi stinës së dimrit çmimet e zarzavate shënojmë rrënje. Lajmi se industria konservuese e Maqedonisë ka nevojë për import të specave për ajvar dhe atë në sasi të mëdha drejpërsëdrejti është reflektuar në tregun e gjelbërt në Tetovë. Këtë javë familjet tetovare që për arsye të ndryshme ishin vonuar në përgagtitjen e ajvarit I ka kapluar panika kur në çmimore kanë vërejtur 100 denarë për një kilogram piper të kuq. Nga të gjitha zarzavatet të cilat përdoren për turshi karfiolli mban çm,im më të lartë edhe ate duke filluar nga 80 denarë për nji kg deri në 200 den. Shitësit në tregun e gjelbërt të tetovës këtij produkti nuk I kishin vendosur çmim për shitje të shënuar në karton. Për qytetarët e tetovës kët çmime nuk janë shumë të larta. Edhe ato pak qytetar që ishin prezent në tregun e gjelbërt të tetovës shprehen se këto çmime nuk janë edhe aq të volitshme për standardin jetësor. Spinaqi në fillim të javës ishte me çmim prej 70 deri 80 denarë për kg, ndërsa sot çmimi ishte 10 dhe 20 denarë për kg. Për dallim nga perimet, pemët nuk pësuan dnryshime të mëdha. Si zakonisht rrushi e cila është më e kërkuara kët periudh, shiteshte me çmim prej 25 derii në 45 denarë për kilogram.. Ajlin Kadriu


Publikuar: 18.10.2008 (15:41), Lexuar: 382 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio