Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Dera e NATO-s mbetet e hapur pėr Republikėn e Maqedonisė
Dera e NATO-s mbetet e hapur për Republikën e Maqedonisë
Dera e NATO-s mbetet e hapur për Republikën e Maqedonisë, por është e nevojshme që vendi paraprakisht ta zgjidhë çështjen e emrit.
Dera e NATO-s mbetet e hapur pėr Republikėn e Maqedonisė
Ajo është porosia e takimit të fundit të ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të NATO-s në Bruksel që sot në Shkup ministrit të Mbrojtjes Zoran Konjanovskit ia përcolli edhe zyrtarisht kryesuesi i Komitetit luftarak i Aleancës admirali Xhanpaolo Di Paola.

"Vendi juaj ka arritur rezultate të shkëlqyeshme lidhur me reformat dhe transformimin, por gjithashtu jeni edhe faktor vendimtar në Ballkan. Për këtë shkak NATO dhe BE-ja shpresojnë dhe kanë për qëllim inkuadrimin e plotë të Ballkanit në strukturat e tyre" - tha admirali Di Paolo.

Sipas tij kontesti i emrit është çështje politike, por siç tha, nuk ekziton asnjë pengesë që populli i Maqedonisë ta humbë besimin për shkak se vendi gjendet në rrugë të vërtetë, kurse Qeveria plotësisht është e drejtuar në integrimet e NATO-s.


Publikuar: 06.12.2008 (03:28), Lexuar: 256 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio