Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > LSDM: Qeveria tė lobojė pėr vizat
LSDM: Qeveria të lobojë për vizat
Lidhja socialdemokrate mendon se ndërprerja e vizave duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur që të munden qytetarët e Republikës së Maqedonisë ta tejkalojnë ndjenjën e jo dinjitetit, të qytetarëve të rendit të dytë, me shkeljen e të drejtës themelore njerëzore të udhëtohet.
LSDM: Qeveria tė lobojė pėr vizat
"LSDM-ja seriozisht është e brengosur që edhe në vitin 2009 qytetarët do të duhen t'i kalojnë kufijtë me barriera vizore", deklaroi sot deputeti Andrej Petrov.

Partia apelon deri tek Qeveria që intensivisht të lobojë, duke e pasur parasysh siç tha Petrov, se ky vendim përkrah realizimit të kushteve teknike, nënkupton edhe politikë, ndërsa mbahet me shumicë të kualifikuar në BE.

"Ndërprerja e vizave sipas LSDM-së është shumë e rëndësishme, por nuk mund të jetë ndërrim për antarësimin në BE dhe NATO pasi që mirë është qytetarët të udhëtojnë jashtë, mirëpo prap duhet të kthehen në vendin prosperues dhe të sigurtë, e kjo mund të garantohet vetëm me anëtarësimin në institucionet euroatlantike", tha Petrov.


Publikuar: 06.12.2008 (03:35), Lexuar: 287 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio