Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Maqedonisë, Teuta Arifi ka pritur në një takim ambasadorin gjerman në Shkup, Urlike Knot.
Në takimin e përbashkët ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, përgaditjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të 15 marsit si dhe çështjen e emrit. Në çështje e diskutimit të përbashkët ka qenë edhe liberalizimi i regjimit të vizave dhe qasja e Gjermanisë si vend anëtar lidhur me vizat.
Kryetarja e komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Teuta Arifi deklaroi se Maqedonia edhe më tej mbetet e përkushtuar në përcaktimet e saja strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Aktivitetet e shtetit janë të përqëndruara në realizimin e vlerave demokratike dhe në këtë drejtim shteti do të veprojë me përgjegjësi edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale, theksoi Teuta Arifi, e cila ushtron edhe detyrën e nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga ana tjetër, ambasadori gjerman ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave.