Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski sot u dënua nga Gjykata Themelore e Shkup me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie për korrupsion.
Buçkovski dyshohet se në vitin 2001, kur ushtronte postin e ministrit të Mbrojtjes ka dëmtuar shtetin për një vlerë prej 3 milionë eurosh, per shkak te furnizimit me pjesë rezerve për tanke dhe pajisje të tjera ushtarake në një masë katër herë më të madhe sesa sasia e nevojshme.
Dënim të njejtë prej 3, 6 viteve burg ka marrë edhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Metodija Stamboliski. Edhe dy të akuzuar të tjerë punonjës të Ministrisë së Mbrotjes gjithashtu janë dënuar me nga 3 vjet heqje lirie. Ky është një ndër rastet e para në Maqedoni kur një ish-ministër dhe kryeministër dënohen për korrupsion. Parlamenti i Maqedonisë pas këtij vendimi pritet ti marrë imunitetin Buçkovskit, i cili tani është deputet i partisë opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.