Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BDSH: Vazhdojnė proceset e montuara kundėr banorėve tė Sopotit
BDSH: Vazhdojnë proceset e montuara kundër banorëve të Sopotit
Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) vlerëson se një ditë pas kremtimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, Maqedonia vazhdon të dërgojë mesazhe se këto parime janë të pavlefshme për këtë shtet, duke vazhduar të diskriminojë shqiptarët.
BDSH: Vazhdojnė proceset e montuara kundėr banorėve tė Sopotit
“Në vend që të bëhet rishqyrtimi i arrestimeve të bëra në Sopot më 2003-in dhe lirimin e shqiptarëve të pafajshëm të dënuar me nga 14, respektivisht 10 vite burg, autoritetet e Maqedonisë vazhdojnë me organizimin e proceseve të montuara duke arrestuar edhe një shqiptar nga familja Klaiqi. Derisa në qeverisjen e parë të BDI-së ndodhi episodi i parë i rastit Sopoti, si duket në këtë qeverisje ai do të vazhdojë me episodin Sopoti II. Regjimi i filmave në të cilët shqiptarët gjithmonë paraqiten si aktorë negativ të cilët duhet të arrestohen dhe dënohen vazhdon me arrestimin e Zenel Klaiqit”, thuhet në komunikatë.

BDSH apelon deri tek partitë politike shqiptare, sidomos asaj që është pjesë e kësaj qeverie, që të ndalin maltretimet, torturimet dhe arrestimet e shqiptarëve të pafajshëm, të lirohen banorët e pafajshëm nga Sopoti dhe të distancohet nga veprimet e “partnerit” të tyre të koalicionit, përndryshe do të jenë përgjegjës për pjesëmarrjen e tyre në shërbim të diskriminimit kundër shqiptarëve ne Maqedoni.


Publikuar: 13.12.2008 (00:52), Lexuar: 292 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio