UT fitore e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë
Të gjitha ata shoqëri që patëm universitete, ecën përpara, u zhvilluan, dhe në këtë drejtim kemi mbetur mjaft mbrapa, por më mirë vonë se kurrë, duhet t`a ruajmë emrin e këtij universiteti, çdo gjë që lidhet me këtë universitet, duhet t`a ruajmë se na përket të gjithëve, dhe duhet të punojmë për këtë universitet, ka thënë themeluesi i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Fadil Sulejmani, ideatori dhe rektori i parë i UT, para fillimit të akademisë ka deklaruar për Televizionin Koha se, Universiteti në Tetovë është një fitore e madhe për shqiptarët e Maqedonisë në sferën e arsimit dhe kulturës, dhe sipas tij, sot e shënojmë këtë fitore me plot suksese.Universiteti i Tetovës ka me mijëra student, me një numër të mirë të kuadrosh, të profileve të ndryshme shkencore dhe duhet që ta ruajmë këtë universitet, meqë ai është e ardhmja jonë e sigurt, e pasur. Të gjitha ata shoqëri që patëm universitete, ecën përpara, u zhvilluan, dhe në këtë drejtim kemi mbetur mjaft mbrapa, por më mirë vonë se kurrë, duhet t`a ruajmë emrin e këtij universiteti, çdo gjë që lidhet me këtë universitet, duhet t`a ruajmë se na përket të gjithëve, dhe duhet të punojmë për këtë universitet, ka thënë themeluesi i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani. Ai ka porositur studentët që të mësojnë dhe t`i përvishen punës, dhe me këtë do t`a nderojnë universitetin dhe të gjithë ata që sakrifikuan për këtë universitet.(U.H)