Ndrimi I motmoteve në sheshin e ri
Këtij koncerti do t`I paraprijë ardhja e babadimrit në qendër të qytetit, ndërsa në orën 24.00 qytetarëve do t`iu drejtohet kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika.Për këtë eveniment komuna ka ndarë një buxhet prej 30 mijë eurove, ku janë përfshirë fishkekzjarret, zbulurimi I qendrës dhe rrugëve të qytetit, ndërsa është paraparë një bredh prej 7 metrave I lartë, bëri të ditur Aziri.

Tetovë, 18 dhjetor-Nata e vitit të ri në Tetovë për herë të parë do të organizohet nga vetëqeverisja lokale.Me këtë rast është paraparë që të organizohet një koncert madhështor në qendrën e qytetit të Tetovës ndërsa si grup më I njohur do të jetë Elita -5, Elita Reçi si dhe grupe dhe këngëtarë tjerë nga Tetova.Zëdhënësi I Komunës së Tetovës Valmir Aziri, ka thënë për gazetën Koha se, koncerti në qendrën e Tetovës do të fillojë në ora 22.00 ndërsa do të përfundojë në orën 02.00 pas mesnate.Këtij koncerti do t`I paraprijë ardhja e babadimrit në qendër të qytetit, ndërsa në orën 24.00 qytetarëve do t`iu drejtohet kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika.Për këtë eveniment komuna ka ndarë një buxhet prej 30 mijë eurove, ku janë përfshirë fishkekzjarret, zbulurimi I qendrës dhe rrugëve të qytetit, ndërsa është paraparë një bredh prej 7 metrave I lartë, bëri të ditur Aziri.Ai shpreson se deri në natën e vitit të ri do të rregullohet edhe qendra e qytetit dhe kjo do të mundësojë që këtë festë qytetarët e Tetovës, ta shënojnë në ambient të hapur dhe në sheshin e ri.Sipas tij, për sigurinë atë natë do të përkujdeset policia e Tetovës, ndërsa policia rrugore do të kujdeset për komunikacionin rrugor.
Urim Hasipi