Bush ka thënë se detyrë primare e KFOR-it ku përfshihet edhe kontingjenti amerikan i stacionuar në Kosovë është të ofrojë ndihmë në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Momentalisht, ka shtuar Bush KFOR-i koordinohet me UNMIK-un dhe e mbështet atë, ndërsa i ka ofruar garanci të ngjashme të bashkëpunimit edhe misionit EULEX
Në një raport dërguar drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti i SHBA-ve, George Bush një pjesë të veçantë ia ka kushtuar operimit të KFOR-it në Kosovë. Presidenti Bush, ndër të tjera ka thënë se KFOR-i koordinohet me UNMIK-un, ndërsa tash një bashkëpunim të tillë ia ka ofruar edhe misionit EULEX.
Raporti trajton luftën kundër terrorit si dhe misionin paqeruajtës në Kosovë, ndërsa pasqyron aktivitetin e ushtrisë amerikane në botë.
Në këtë raport, presidenti Bush jep një kronologji të angazhimit të KFOR-it në Kosovë. Ai thekson se - misioni fillestar i KFOR-it ishte garantimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë ndërsa tash, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe policinë ndërkombëtare, kontribuon në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, që lehtëson punën e misionit të UNMIK-ut, Zyrës Ndërkombëtare Civile të udhëhequr nga BE-ja, dhe misionit në zhvillim për sundimin e ligjit, EULEX.
Bush ka thënë se detyrë primare e KFOR-it ku përfshihet edhe kontingjenti amerikan i stacionuar në Kosovë është të ofrojë ndihmë në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Momentalisht, ka shtuar Bush KFOR-i koordinohet me UNMIK-un dhe e mbështet atë, ndërsa i ka ofruar garanci të ngjashme të bashkëpunimit edhe misionit EULEX.
Ai po ashtu ka potencuar se NATO vazhdon që në periudha të caktuara të bëjë rishikimin formal të misionit të KFOR-it. Këto rishikime, sipas tij, ofrojnë bazë për vlerësimin e gjendjes së tashme të kësaj force, nevojat e ardhshme, strukturën, zvogëlimin e saj, dhe tërheqjen eventuale të KFOR-it.
Presidenti gjithashtu ka potencuar se, NATO-ja ka adoptuar një Plan të Përbashkët Veprimi për të regjionalizuar dhe racionalizuar strukturën e saj ushtarake në Ballkan.
Presidenti Bush ka potencuar se KFOR-i mbështet policinë ndërkombëtare dhe atë të Kosovës në ruajtjen e sigurisë publike përgjatë tërë Kosovës dhe në kufi të saj sidomos në zonat e ndjeshme dhe ka shtuar se kjo forcë do të veprojë ndaj kërcënimeve potenciale, varësisht prej zhvillimit të situatës në terren
(U.H)