Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Mbi 200 milion euro dėme nga protestat ne Greqi
Mbi 200 milion euro dëme nga protestat ne Greqi
Në bazë të disa vlerësimeve, deri më tani protestuesit kanë shkaktuar rreth 200 milion euro dëme, ndërsa janë djegur 500 dyqane. Protestat shëprthyen pas vrasjes së një 15 vjeçari nga policia greke.
Mbi 200 milion euro dėme nga protestat ne Greqi
Policia thotë se ka arrestuar më shumë se 100 protestues, të cilët mendohet se kanë udhëhequr turmat e njërëzve në protesta e këtyre ditëve, duke i nxituar ata të djegin, shkatërrojnë godinat dhe vjedhin dyqanet. Ndërsa, rreth 90 veta janë thirrur në polici , për t'u pyetur rreth këtyre ngjarjeve.

Më shumë se 300 protestues u mblodhën, dje në mesdite para ambasadës greke në Parisë - France, dhe jashtë kangjellave të ambasadës hodhën parrulla kundra qeverisë duke dalë në mbrojtje e përprahje të plotë të protestuesve anarkistë . Më pasë turma e protestuesve i u drejtua sheshit të njohur Champs-Elysees, kur për disa orë e bllokoi rrugën e famëshme të Parisit.

Grupet e emingrantëve majtistë grek, që përkrahin anarkinë e këtyre grupeve anarkiste në Greqi, zhvilluan protesta më të vogla dhe më të qeta, edhe në Nju Jork, Itali, Danimark dhe Spanjë. Protestat, e zhvilluara në Greqi, që nisën më datën 8 dhjetor dha janë nditë e shtatë të tyre, mendohet se kanë qënë edhe më fuqishme sesa ato që kanë ndodhur në Greqi në vitin 1967 dhe 1974, kur ushtria mori fuqin.


Publikuar: 20.12.2008 (19:55), Lexuar: 439 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio