Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Sharri kėndon -“Dasma shqiptare” sihariq I vėrtetė pėr Tetovė
Sharri këndon -“Dasma shqiptare” sihariq I vërtetë për Tetovë
Natën e parë të festivalit, me programin e saj e mbylli, SHKA “Burrimet e Sharrit” nga Tetova, të cilët sollën edhe më tepër freski me paraqitjen e numërt të tyre. Nga kjo shoqëri vlen të veçohen Vallja e Kaçakëve dhe vallja e bletës, të ciulët u pritën mjaft mirë nga ana e publikut si dhe kënga e Jordan Kaçakut. Vlerësimimn e pjesëmarrësve në këtë festival do ta bëjë juria e përbërë nga Jeton Pustina, Nazim Kaba dhe Alush Hamidi.
Sharri kėndon -“Dasma shqiptare” sihariq I vėrtetė pėr Tetovė
Urim Hasipi
Tetovë, 20 dhjetor-Në Tetovë, të premten mbrëma për të 13 herë me rradhë filloi dasma e madhe shqiptare – Festivali i folklorit burimor “Sharri këndon 2008”. Festivali filloi me ritin e ardhjes së dajallarëve në dasmën e synetisë së nipit, të ekzekutuar nga SHKA “Jehona e Malësisë së Sharrit” nga Tetova.
Pjesa zyrtare e festivalit filloi me programine Ansamblit të Matit nga Burreli i Shqipërisë, të cilët ekzekutuan disa melodi barritore, si dhe valle me motive matjane, ndërsa këngëtarja Jola Muça, interpretoi disa potpuri të këngëve matjane, të cilat u pritën mjaft ngrohtë nga ana e publikut.
Pas përfundimit të programit të Ansamblit të Matit, kryetari i Bashkisë së Burrelit, Skender Lleshi në shenjë nderimi dhe mirënjiohjeje, kryetarit të Komunës së Tetovës i dhuroi një medaljon. Ai me këtë rast theksoi se festivali “Sharri këndon 2008”, është një aktivitet shumë i rëndësishëm për Tetovën, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët gjithëandej në botë. “Folklori si pjesë e rëndësishme e artrit, mbajti gjallë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Jemi një popull të cilin historia aq shumë na dënoi, por me art dhe kulturë, me trimëri dhe guxim kemi mbijetuar dhe po vazhdojmë të ecin së bashku, Bureli me Tetovën, Kosova dhe Shqipërinë, shqiptarët kudo, drejt një rruge të re, asaj të Europës”, theksoi kryetari i Bashkisë së Burrelit, Skender Lleshi.
Ndërkaq kryetari i komunës së Tetovës, duke i dhuruar amblemën e komunës së Tetovës, homologut nga Burreli, tha se “Vlerat folklorike janë ato që neve si shqiptarë na mbajnë gjallë të ndjekim rrugën tonë drejtë integrimeve, një herë atyre kombëtare e pastaj edhe atyre ndërkombëtare”, tha Lika
Në natën e parë të festivalit “Sharri këndon 2008“ me programin e tyre u prezantuan edhe SHKA “Dërveni” nga Shkupi, të cilët u prezantuan me disa këngë dhe melodi të Dervenit. Interesim të madh në mesin e të pranishmëve zgjoi edhe programi i SHKA “Shpëtimi” nga Medvegja e Kosovës Lindore, të cilët para art dashësve u prezantuan kryesisht me këngë dhe melodi të luajtura në kavallë.
Natën e parë të festivalit, me programin e saj e mbylli, SHKA “Burrimet e Sharrit” nga Tetova, të cilët sollën edhe më tepër freski me paraqitjen e numërt të tyre. Nga kjo shoqëri vlen të veçohen Vallja e Kaçakëve dhe vallja e bletës, të ciulët u pritën mjaft mirë nga ana e publikut si dhe kënga e Jordan Kaçakut.
Vlerësimimn e pjesëmarrësve në këtë festival do ta bëjë juria e përbërë nga Jeton Pustina, Nazim Kaba dhe Alush Hamidi.
Në natën e dytë të festivalit do të prezantohen Ansambi “Gjilani” nga Gjilani i Kosovës, SHKA “Valët e Liqenit, nga Ladorishti i Strugës, SHKA “Karshiaka” nga Shkupi, SHKA ‘ Jehona e Malësisë së Tetovës” nga Tetova, ndërsa si mysafire e festivalit do të prezantohet edhe SHKA “Xheladin Zeqiri”, nga Tetova.
Përndryshe Festivali Sharri këndon, zakonisht mbahet në muajin qershor, por për arsye të zgjedhjeve parlamentare të 1 Qershorit dhe Kampionatit evropian të futbollit, këtë vit Festivali u shty për më vonë.
Edhe këtë vit sponsor kryesorë të këtij festivali janë, Ministria e Kulturës e RM dhe Komuna e Tetovës.


Publikuar: 21.12.2008 (11:02), Lexuar: 4323 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio