Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Sejdiu- Thaēi: 2008 historike pėr shqiptarėt
Sejdiu- Thaçi: 2008 historike për shqiptarët
Viti 2008 hyri në histori si Viti i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo ëndërr e ky përcaktim yni i hershëm u realizuan më 17 shkurt 2008, ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli pavarësinë dhe sovranitetin e vendit tonë. Kjo ditë e bekuar dhe viti 2008 do të mbeten përherë shenjë reference dhe identiteti e shtetit të Kosovës, thuhet në porosinë e urimit të kryetarit të Republikës, Fatmir Sejdiu, me rastin e Vitit të Ri 2009, drejtuar qytetarëve të Kosovës
Sejdiu- Thaēi: 2008 historike pėr shqiptarėt
Presidenti, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, në mesazhet e tyre vlerësuan se viti 2008 ka hyrë në histori si vit i realizimit të aspiratës për shtet të pavarur dhe sovran. “Paqja, dinjiteti dhe mbarësia dikur ishin lutje, ndërsa tani janë realitet yni”, tha Presidenti Sejdiu, në mesazhin e Vitit të Ri, drejtuar qytetarëve të vendit.

Viti 2008 hyri në histori si Viti i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo ëndërr e ky përcaktim yni i hershëm u realizuan më 17 shkurt 2008, ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli pavarësinë dhe sovranitetin e vendit tonë. Kjo ditë e bekuar dhe viti 2008 do të mbeten përherë shenjë reference dhe identiteti e shtetit të Kosovës, thuhet në porosinë e urimit të kryetarit të Republikës, Fatmir Sejdiu, me rastin e Vitit të Ri 2009, drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Në këtë fundvit, shpreh falënderimet më të thella për gjithë atë që dhanë qytetarët e vendit tonë të dashur, kudo që janë, në Kosovë, në Evropë, në Amerikë dhe në botë.

Me respekt të thellë e kujtim të përhershëm nderojmë dëshmorët dhe familjet e tyre.

Vendi ynë deri tani është njohur nga 53 shtete anekënd botës. Bota demokratike e liridashëse e pranoi dhe po e pranon shtetin tonë të ri.

Vendet aleate vazhdojnë të qëndrojnë me ne, duke na dhënë forcë për përballimin e sfidave të shumta me të cilat ballafaqohemi në këtë proces shtetndërtimi.

Ndërsa në mesazhin e kryeministrit Thaçi, thuhet se viti 2008 do të mbahet në mend si vit i unitetit politik dhe qytetar. "Vit i Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik; vit i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe vit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës", thuhet në mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

"Vit i Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik; vit i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe vit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës".

Thaçi thotë, mes tjerash, se brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë do ta kujtojnë vitin 2008 si "moment kulmor, kur populli i Kosovës u ngrit dhe zuri vendin e vet në familjen e shteteve sovrane". Në porosinë e tij kryeministri Thaçi gjithashtu vlerëson se në vend është "instaluar një qeverisje e mirë dhe efektive", ndërsa Kosova ka edhe "sistemin e mirëqenies sociale që synon të arrijë standardet perëndimore".


Publikuar: 31.12.2008 (09:36), Lexuar: 369 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio