Televizioni Koha
Lajme > Botė > Ofensiva ushtarake nė Rripin e Gazės nuk merr fund
Ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës nuk merr fund
Në luftën kundër Hamasit radikal islamik, Izraeli ka ritheksuar vendosmërinë e vet për ta ndalur me mjete ushtarake goditjen e vazhdueshme me raketa të vendbanimeve në Izrael.
Ofensiva ushtarake nė Rripin e Gazės nuk merr fund
Qeveria izraelite iu përgjigj përsëri me refuzim kërkesave për armëpushim. Gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes avionë luftarakë sulmuan pozicione të supozuara dhe depo të Hamasit si dhe një xhami në Xhabalija.

Faltorja mendohet të ketë shërbyer si depo armësh dhe si strehim për ekstremistët. Që prej fillimit të aksioneve ushtarake para pothuajse një jave, sipas të dhënave palestineze, janë vrarë më shumë se 400 vetë, ndër ta të enjten edhe një udhëheqës i Hamasit me gjithë familjen e tij. Ndërkaq po shtohen shenjat për një ofensivë të afërt me trupa tokësore


Publikuar: 03.01.2009 (02:17), Lexuar: 491 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio