Televizioni Koha
Lajme > Botė > Bota e pėrcjell vitin e vjetėr dhe e pret Vitin e Ri 2012
Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri 2012
Bredhi qendror i Vitit të Ri i lartë 18 metra, me elemente të ndriçuara dhe të tjera dekoruese është vendosur në sheshin "Maqedonia".
Bota e pėrcjell vitin e vjetėr dhe e pret Vitin e Ri 2012
Shkup, 31 dhjetor 2011 - Qindra miliona njerëz në botë sonte në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante, klube,.... ose në atmosferë familjare nëpër shtëpi, do ta përcjellin vitin 2011 dhe do ta presin Vitin e Ri 2012.

Sipas shembullit në metropolet botërore, tani më tradicionalisht, nata më festive dhe të pritet edhe në sheshin "Maqedonia" në Shkup, si dhe në qytetet tjera në vend.

Për më të rinjtë këtë vit janë paraparë shfaqje teatrale për fëmijë, fotografi me Baba Dimrin.

Bredhi qendror i Vitit të Ri i lartë 18 metra, me elemente të ndriçuara dhe të tjera dekoruese është vendosur në sheshin "Maqedonia".

Autoritete qytetare dhe policia apelojnë që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri. Gjatë kohës së pritjes, në qendër të Shkupit do të ketë prani të madhe të policisë.

Vitin e Ri 2012 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë Kiribati dhe Tonga dhe vendet e Lindjes së Largët, ndërsa të fundit pas disa orësh pas tyre banorët e bregut perëndimor të SHBA-së dhe Alaskës.


Publikuar: 31.12.2011 (15:07), Lexuar: 375 herė
Komentet
zrdxgfhc më datë 02/01/2012 ka shkruajtur:
dbdggggnf

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio