Televizioni Koha
Lajme > Botė > Vdiq spiuni legjendar botėror Vartanjan
Vdiq spiuni legjendar botëror Vartanjan
11 janar-Një pjesë e madhe e jetës së tij është shënuar me "besim i ashpër", ndërsa spiun u bë në moshën 16 vjeçare kur në këtë përvojë e ka shpjer babai i tij Andrej i cili ishte shtetas iranian.
Vdiq spiuni legjendar botėror Vartanjan
Moskë, 11 janar 2012

Njëri nga spiunët më të njohur botërorë Gevork Bartanjan (88) i njohur nën emrin e shifruar Amir, vdiq mbrëmë në Moskë pas një sëmundje të rëndë.

Vartanjan mbeti në kujtime pas asaj që në vitin 1943 si 19-vjeçar falë të dhënave që i ka pasur e ka ndalur sulmin në Stalin, Ruzvelt dhe Çerçil gjatë konferencës federale në Teheran.

Një pjesë e madhe e jetës së tij është shënuar me "besim i ashpër", ndërsa spiun u bë në moshën 16 vjeçare kur në këtë përvojë e ka shpjer babai i tij Andrej i cili ishte shtetas iranian.

Vartanjan është lindur në Rostov në Don, por prej vitit 1930 u zhvendos në Iran dhe atje ishte deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore nën emër të rrejshëm Amir. Ka kaluar nëpër shkollën e zbulimit britanik, ndërsa pas luftës është kthyer në Bashkimin Botëror dhe ishte spiun i KGB-së në operacione të ndryshme në Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe në perëndim dhe asnjëherë nuk është zbuluar.

Është pensionuar me gradën kolonelit, ndërsa në vitin 1984 është dekoruar me dekoratën Heroi i popullit të BRSB-së. Pasi është pensionuar ka punuar në trajnim të kuadrove të reja, ndërsa emri i tij u bë i njohur prej vitit 2000 kur nga misionet e tij është zbritur shenja për fshehtësi.


Publikuar: 11.01.2012 (17:19), Lexuar: 198 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio