11 janar-"Kryetari i KQZ-së Vladimir Çurov nuk informoi në takimin e djeshëm se është e ftuar OSBE-ja", theksoi Dubrovna.
Komisioni qendror i zgjedhjeve i Rusisë (KQZ) u bëri thirrje vëzhguesve të OSBE-së që t'i mbikëqyrin zgjedhjet presidenciale në këtë vend, të cilat janë të caktuara për më 4 mars deklaroi anëtarja e KQZ-së Elena Dubrovna.
"Kryetari i KQZ-së Vladimir Çurov nuk informoi në takimin e djeshëm se është e ftuar OSBE-ja", theksoi Dubrovna.
Ajo shtoi se mes vëzhguesve ndërkombëtar në zgjedhjet do të ketë rreth 200 përfaqësues të OSBE-së, prej të cilëve 40 munden të punojnë në suaza të misionit të tyre afatgjatë në Rusi.
Numri i njëjtë i vëzhguesve në këtë organizatë ka qenë i anagzhuar edhe për zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit të vitit të kaluar, kur të njëjtit patën vërejtje për rregullsi gjatë votimit, posaçërisht për shkak të arrestimit të liderëve opozitar të cilët i organizuan protestat e para të palejuara të pakënaqur nga rezultatet zgjedhore.