Televizioni Koha
Lajme > Rajon > VV paralajmėron padi pėr policinė, nuk negocion
VV paralajmëron padi për policinë, nuk negocion
17 janar-“Vetëvendosje do të padis të gjithë policët dhe oficerët që kanë ushtruar dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Në bazë të fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçit, ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit dhe zëdhënësit të Policisë së Kosovës Baki Kelanit ne kemi kuptuar që ata kanë qenë të gatshëm edhe të na vrasin”, ka deklaruar Selimi në një konferencë për media.
VV paralajmėron padi pėr policinė, nuk negocion
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar padi ndaj oficerëve dhe policëve të cilët më 14 janar ushtruan dhunë ndaj protestuesve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka paralajmëruar se kjo lëvizje do t’i padisë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në protestën e së shtunës përdorën dhunë të tepruar.

“Vetëvendosje do të padis të gjithë policët dhe oficerët që kanë ushtruar dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Në bazë të fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçit, ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit dhe zëdhënësit të Policisë së Kosovës Baki Kelanit ne kemi kuptuar që ata kanë qenë të gatshëm edhe të na vrasin”, ka deklaruar Selimi në një konferencë për media.

Sipas Selimit në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka pasur grupe jo formale të cilët kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

Duke aluduar në thirrjen e kreu të Kuvendit që i ka bërë thirrje presidentes për të biseduar me partitë politike, lidhur me situatën e krijuar, Selimi ka thënë se Vetëvendosje nuk do të negociojë me askënd për të lejuar hyrjen e mallrave serbe, njofton Info Globi.

“Nuk do të negociojmë me hy mallrat serbe. Vetëm nëse qeveria merr vendimin për zbatimin e reciprociteti ne do ta anulojmë protestën e 22 janarit”, ka pohuar Selimi.


Publikuar: 17.01.2012 (16:49), Lexuar: 96 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio