Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Todorov paralajmėroi pėrgatitjen e Planit aksional pėr ballafaqim me efektet nga temperaturat ekstrem tė ulta
Todorov paralajmëroi përgatitjen e Planit aksional për ballafaqim me efektet nga temperaturat ekstrem të ulta
18 janar-"Plani aksional nuk mund të ndërmerret nga një vend tjetër, pasi është obligative ai të zhvillohet për rajon konkret klimatik. Lidhur me temperaturat e ulta dhe efektet e mundshme mbi shëndetin e popullatës u konkludua se bëhet fjalë për temperatura të ulta, të cilat në cikle janë të zakonshme për territor ose rajon të caktuar në Maqedoni", tha Todorov.
Todorov paralajmėroi pėrgatitjen e Planit aksional pėr ballafaqim me efektet nga temperaturat ekstrem tė ulta
Ministria e Shëndetësisë së bashku me Organizatën botërore do të fillojë procedurë për përgatitjen e Planit aksional për ballafaqim me efektet nga temperaturat ekstrem të ulta në Maqedoni, i cili pritet deri nga fundi i verës të zhvillohet që dimrin e ardhshëm të funksionojë, kjo është pjesë e konkludimeve të Komisionit për ndryshime klimatike pranë Ministrisë, i cili sot mbajti takim pune.

Konkludimet e Komisionit sot në konferencë për shtyp i prezantuan ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili tha se në takimin janë shqyrtuar plane aksionale për ballafaqim me efektet me temperaturat ekstrem të ulta, të cilat i kanë zhvilluar disa shtete, siç janë Zvicra, Anglia, e tjerë.

Ai thekson se Maqedonia është vendi i parë në rajon, i cili ka Plan aksional për ballafaqim me efektet nga valët e ngrohta.

"Plani aksional nuk mund të ndërmerret nga një vend tjetër, pasi është obligative ai të zhvillohet për rajon konkret klimatik. Lidhur me temperaturat e ulta dhe efektet e mundshme mbi shëndetin e popullatës u konkludua se bëhet fjalë për temperatura të ulta, të cilat në cikle janë të zakonshme për territor ose rajon të caktuar në Maqedoni", tha Todorov.

Për shkak të mundësisë që nga eksponimi i temperaturave të ulta të ketë paraqitje apo ekqësim të sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e sistemit respirator, astmas, sëumdjet kronike dhe obstruktive, si dhe sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundjes koronar dhe sëmundjeve tjera të zemrës, së mund të sjell deri te sulmi në zemër, Komisioni i miratoi këto rekomandime: gjatë periudhës së dimrit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit rekomandohet mbajtja e veshmbathjes së thatë dhe të ngrohtë, qëndrim në hapësira të ngrohta, pierje të lëngjëve të ngrohta, shmangia e pijeve alkoolike dhe përkushtim i vëmendjes më të madhe gjatë lëvizjes për shkak të mundësisë për lëndime dhe thyerje nga sipërfaqet rrëshqitëse, të shmanget dalja e panevojshme nga shtëpia, posaçërisht për grupet vulnerabile, më të vjetrit dhe të sëmurit kronikë, si dhe marrja e rregullt e terapisë nga mjekët amë.

Komisioni, tha Todorov, konkludoi që kompanitë të bëjnë vlerësimin e rrezikut në vendin e punës dhe për ata punëtorë që janë të eksponuar në temperatura të ulta të bëhet regjim i posaçëm i punës, si dhe rekomandim deri te punëdhënësit që të gjithë personat që punojnë në të hapur de në kushte ekstrem të ftohta, t'u mundësohen pije të ngrohta dhe pauza më të shpeshta në hapësirë të ngrohtë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai tha se nuk ka marrë kërkesë nga mjekët amë për vendosjen e participimit prej 50 denarë për çdo pacient, e kur ta marrë, të të prononcohet për këtë


Publikuar: 18.01.2012 (17:25), Lexuar: 152 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio