Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Besimi - Imami: Nivel i lartė i bashkėpunimit, mbėshtetje nga Shqipėria pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE
Besimi - Imami: Nivel i lartë i bashkëpunimit, mbështetje nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE
20 janar-Bashkëpunimi, theksuan Imami dhe Besimi, ka hapësirë të zgjerohet edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në drejtim të angazhimit të përbashkët për promovimin e projekteve "mbrojtja e mençur" dhe shfrytëzim më racional të resurseve në mbrojtje. Në këtë kontekst, nga pala e Maqedonisë, është ofruar mundësi të shfrytëzohet poligoni i armatës "Krivollak" dhe Qendra rajonale për komunikime.
Besimi - Imami: Nivel i lartė i bashkėpunimit, mbėshtetje nga Shqipėria pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE
Bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në sferën e Mbrojtjes, bashkëpunim të nivelit të lartë lidhur me çështjet për integrimet euroatlantike dhe për rajonin, konstatuan ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Fatmir Besimi dhe Arben Imami, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, ministri Imami e konfirmoi mbështetjen e plotë të Maqedonisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

"Sa më shpejtë Maqedonia dhe vendet e rajonit të integrohen në NATO dhe në BE, kjo do të jetë vetëm në interes të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është në interesim më të mirë edhe për Republikën e Shqipërisë", deklaroi pas takimit Imami.

Megjithatë, ai shfaqi shpresë se, siç tha, problemi teknik dhe politik që ekziston midis Maqedonisë dhe Greqisë, të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Aleancës dhe BE-së.

Bashkëpunimi, theksuan Imami dhe Besimi, ka hapësirë të zgjerohet edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në drejtim të angazhimit të përbashkët për promovimin e projekteve "mbrojtja e mençur" dhe shfrytëzim më racional të resurseve në mbrojtje. Në këtë kontekst, nga pala e Maqedonisë, është ofruar mundësi të shfrytëzohet poligoni i armatës "Krivollak" dhe Qendra rajonale për komunikime.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes e paralajmëroi edhe mundësinë në kuadër të Grupit të Adriatikut - A5, ose në cilëndo formë tjetër, të formohet grup i përbashkët i cili do të ballafaqohej me intervenime eventuale urgjente qofshin katastrofat natyrore ose kërcënimet terroriste.

Ministri Imami do të pritet edhe nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, ndërsa është planifikuar të realizojë takim edhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.


Publikuar: 20.01.2012 (16:25), Lexuar: 100 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio