Gruevski konkurs për 12 këshilltarë personal
23 janar-Sipas konkursit, kërkohen këshilltar për çështje sigurie dhe politik, këshilltar për integrime në BE dhe NATO, politika të jashtme, ekonomi, ndërmarrësi, industri, miniera, politika sociale, shëndetësi, dhe sfera tjera.
Zyra e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shpallur konkurs public për zgjedhjen dhe punësimin e 12 këshilltarëve personal.
Sipas konkursit, kërkohen këshilltar për çështje sigurie dhe politik, këshilltar për integrime në BE dhe NATO, politika të jashtme, ekonomi, ndërmarrësi, industri, miniera, politika sociale, shëndetësi, dhe sfera tjera.
Konkursi është publikuar në disa nga gazetat ditore, ndërsa nuk dihet se në garën përzgjedhëse mund të përfshihen edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera dhe që nuk janë të afërt me partinë e kryeministrit Gruevski. Kandidatët që konkurrojnë duhet të jenë të dëshmuar në profesionin e tyre dhe me përvojë pune.