Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Nxėnėsit sot i kthehen mėsimit
Nxënësit sot i kthehen mësimit
23 janar-Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve, fëmijët e të cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t'i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t'ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.
Nxėnėsit sot i kthehen mėsimit
Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në bankat shkollore për të filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2011/2012.

Do të kenë për obligim në njërën prej të shtunave të prillit ta përpunojnë ditën e premte (20 janarin), e cila u shtua në pushim për shkak të valës polare në disa komuna.

Risi në gjysmëvjetorin e dytë është këshillimi i prindërve, fëmijët e të cilëve kanë 10 mungesa të paarsyeshme dhe 100 mungesa të arsyeshme, tre njësha në periudhë prej tre muajve ose të cilët manifestojnë sjellje të dhunshme dhe jopërkatëse. Prindërit ose tutorët e fëmijëve me probleme të këtilla do të kenë obligim ligjor t'i përgjigjen ftesës për takim me psikologun, të cilën do t'ua dërgojë shkolla, ose në të kundërt do të ndëshkohen me para.

Në fund të vitit shkollor 2011/2012 nxënësit do t'i nënshtrohen vetëm maturës shtetërore, pasi që MASH edhe sivjet e anuloi testimin ekstern - projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i arsimtarëve përmes kontrollit të njohurive të të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Anulimi është bërë për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit, i cili është akoma në fazën përgatitore. Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në një testim ekstern provues


Publikuar: 23.01.2012 (15:13), Lexuar: 80 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio