Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Arrestohet profesori i USHT-sė.
Arrestohet profesori i USHT-së.
24 janar-Një nga studentët, megjithatë së pari e ka paraqitur rastin në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovvë dhe më pas i ka dhënë të hollat profesorit, të cilët paraprakisht në mënyrë adekuate janë përpunuar dhe shënuar. Gjatë kontrollit që i është bërë profesorit, realizuar me urdhër të gjykatës, në xhepin e pantalloneve janë gjetur të hollat e shënuara, si dhe të holla tjera të marra nga studentët për të njejtin qëllim. Me padi penale profesori gjatë ditës do të del para gjykatësit hetues në gjykatën themelore të Tetovës” deklaroi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski.
Arrestohet profesori  i USHT-sė.
Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, të hënën pasdite ka arrestuar dhe ka mbajtur 39 vjeçarin (Q.O), profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovë, për shkak të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale “keqpërdorim të postit zyrtar” dhe “mitmarrje”.

Kështu njofton Sektori për Punë të Bredëshme në Tetovë.

“Profesori i arrestuar në fakultetin filozofik të USHT-së prej katër studentëve këtyre ditëve ka kërkuar nga 1500 denarë që të mbajë mësim plotësues me qëllim që më lehtë të kalojnë në lëndën e Psikometrisë që ai e ka ligjëruar.

Një nga studentët, megjithatë së pari e ka paraqitur rastin në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë dhe më pas i ka dhënë të hollat profesorit, të cilët paraprakisht në mënyrë adekuate janë përpunuar dhe shënuar. Gjatë kontrollit që i është bërë profesorit, realizuar me urdhër të gjykatës, në xhepin e pantalloneve janë gjetur të hollat e shënuara, si dhe të holla tjera të marra nga studentët për të njejtin qëllim. Me padi penale profesori gjatë ditës do të del para gjykatësit hetues në gjykatën themelore të Tetovës” deklaroi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski.
Pas arrestimit të profesorit, ka dalur me një sqarim Universiteti Shtetëror i Tetovës, përmes shërbimit për informim. “Udhëheqësia e Universitetit Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2009 ka bërë të ditur se me të gjitha mjetet e lejuara ligjore do të luftoj keqpërdorimet dhe korrupsionin e mundshëm nga ana e mësimdhënësve dhe administratës të universitetit tonë. Mu për këtë qëllim, prej vitit të kaluar në kuadër të USHT-së, respektivisht Parlamentit Studentor të universitetit tonë, funksionin zyra kundër korrupsionit, ndërsa me iniciativë të vetë rektorit, Agron Reka, tani më dy vite, janë funksionalë, numrat e telefonit: 070-216-971 dhe 070-216-371 si dhe posta elektronike lajmëro@unite.edu.mk, në kuadër të fushatës sonë “Lajmëro parregullsitë”. Duke qëndruar edhe më tej në këtë vijë, udhëheqësia e USHT-së, inkurajon në radhë të parë studentët, dhe konfirmon edhe një herë se mbetet e hapur për bashkëpunim me organet përkatëse, për luftimin e të gjitha dukurive që pengojnë zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor në institucionin tonë. Të indinjuar nga informacionet se një mësimdhënës i universitetit tonë, është arrestuar nga ana e organeve të rendit, për mitmarrje nga studentët dhe keqpërdorim të detyrës, njoftojmë opinionin e gjerë se USHT-ja, do të mbështesë organet e rendit dhe ato hetimore, për të luftuar të gjitha dukuritë negative që cenojnë veprimtarinë akademike dhe shkencore në USHT”, thuhet në një sqarim të lëshuar nga ana e Shërbimit për Informim në USHT.
Ndërkohë bëhet e ditur se pas marrjes në pyetje të profesorit ai është liruar që të mbrohet në liri.


Publikuar: 24.01.2012 (14:27), Lexuar: 555 herė
Komentet
Anonim më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
Profesori eshte i arestuar pa te drejte,duke ndejtur neper kafeneja nu jepet provimi, zotriu njihet si profesur me kriterium ma te larte ne USHT dhe per kete studentet pertaca mundohen qe te bejne gjithcka per ta mposhtur,
korab më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
Profesori i nderuar ishte i vetmi qe kerkonte dije per te mare nje note pozitive. Pa te drejte eshte arestuar. Kurthi i eshte bere nga vet UT sepse nuk kane arijt qe te ndikojne tek ai qe me hater te ju jep nota kaluese studenteve .
Zejna më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
Ky eshte paster eliminim dhe distancim politik.Insh alla gjykata do te ndaje drejtesine ashtu si duhet dhe profesori te shpallet i pafajshem.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio