24 janar-Një grup tifozësh të kombëtares së Maqedonisë në hendboll, të shtunën në mbrëmje kanë demoluar shumicën e shportave për hedhurina në shëtitoren pranë lumit Vardar. Kalimtarët e rastit të cilët rregullisht e frekuentojnë këtë shëtitore, pohojnë se shportat e demoluara i kanë vërejtur mbrëmjen e së shtunës, respektivisht pas përfundimit të lojës së hendbollit Maqedoni-Danimarkë.
Sipas kalimtarëve të rastit, të cilët rregullisht e frekuentojnë këtë shëtitore, me gjasë aktin vandal e kanë kryer tifozët e kombëtares së Maqedonisë në hendboll pas disfatës së pësuar nga kombëtarja e Danimarkës.
Një grup tifozësh të kombëtares së Maqedonisë në hendboll, të shtunën në mbrëmje kanë demoluar shumicën e shportave për hedhurina në shëtitoren pranë lumit Vardar. Kalimtarët e rastit të cilët rregullisht e frekuentojnë këtë shëtitore, pohojnë se shportat e demoluara i kanë vërejtur mbrëmjen e së shtunës, respektivisht pas përfundimit të lojës së hendbollit Maqedoni-Danimarkë.
Rastin në fjalë, Komuna e Gostivarit tanimë e ka paraqitur në polici dhe kërkon nga organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe keqbërësve tua shqiptojnë dënimin e merituar.
Komuna e Gostivarit, aktin në fjalë e cilëson si akt vandal duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos dëmtojnë pajisjet urbane si një e mirë e përbashkët, e posaçërisht shëtitoren pranë lumit Vardar, e cila u ndërtua me kontribut të përbashkët të Komunës së Gostivarit dhe donatorëve zviceranë.
Shëtitorja te lumi Vardar u ndërtua në vitin 2010, me kofinancim të Komunë së Gostivarit dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), ndërsa vendimin që mjetet e siguruara të investohen pikërisht në këtë projekt, e morën vetë qytetarët në forumet e organizuara.