Tre tetovarë humbin jetën në Preshevë
25 janar-Personat që humbën jetën tragjikisht janë Osman Osmani nga fshati Zhelinë, Fehmi Fetahu dhe Besim Fetahi, nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Ata po udhëtonin me veturë tip Audi A4, dhe për shkaqe të panjohura, ka humbur kontrollin e veturës duke goditur një kamion nga ana e kundërt

Në orën 06:30 të mëngjesit të së mërkurës në aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën magjistrale Nish Shkup , afër Preshevës kanë humbur jetën tre persona, shtetas të Maqedonisë, nga qyteti i Tetovës raporton presheva.com.Personat që humbën jetën tragjikisht janë Osman Osmani nga fshati Zhelinë, Fehmi Fetahu dhe Besim Fetahi, nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Ata po udhëtonin me veturë tip Audi A4, dhe për shkaqe të panjohura, ka humbur kontrollin e veturës duke goditur një kamion nga ana e kundërt. Në këtë aksident janë ndeshur vetura me targa të Tetovës dhe një maune transportruese në vendin e quajtur Liljance, njofton policia e Vranjës. Shkaku I aksidentit kanë qenë ngricat në rrugë dhe shtërngatat e dëborës. Policia e Vranjës njofton se për disa orë rruga magjistrale ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar në drejtim të Bujanovcit në rrugët alternative. Sipas informatave të para, viktimat të cilët po udhëtonin me veturën e tipit AUDI A4 me targa TE-571-DS kanë goditur drejtpërdrejtë një kamion me targa të Greqisë. Drejtuesi i kamionit nuk është lënduar dhe i njëjti është ndalur dhe po mbahet në paraburgim 48 orësh. Vetura me të cilën po udhëtonin tash tre qytetarët e ndjerë kishte përfunduar nën kamion. Sipas mediumeve serbe, shkaktar i këtij aksidenti mund të ketë qenë rruga e rrëshqitshme dhe bora që në atë pjesë ka qenë 40 centimatra.
As në Policinë e Tetovës, as në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, por as në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk kanë informacione lidhur me këtë aksident.
Halit më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
zoti ju ndihmoft familjareve te tyre,zoti sabrin
Jetmir më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
Me vjen shum keq qe ka ndodhur kjo e keqe, por edhe nje ngjarje e ngjajshme ndodhi para 2 muajsh. Zoti sabrin familjes.
medi më datë 25/01/2012 ka shkruajtur:
zoti ju beft mir atje
Dobroshtjani më datë 26/01/2012 ka shkruajtur:
Ngushllime per familjen e tyre.ZOTI sabrin.
zumer më datë 26/01/2012 ka shkruajtur:
ngushllime per fmialjaret.. ........
erol më datë 27/01/2012 ka shkruajtur:
ZOTI SABRIN FAMILJARFE TE TYRE
ZGJIMI KOMPANI më datë 27/01/2012 ka shkruajtur:
Humbje e madhe per famljaret dhe per te gjith ne,humbem bashkepuntor pune,shoke.. .miq...famil jarve ALLAHU I MADHERISHEM u dhuroft durim.
zudi nuredini më datë 27/01/2012 ka shkruajtur:
allahu i bofte te fort familjen fetahu zoti sabrin, e zoti xhenetin...
Hamit Kadriu më datë 29/01/2012 ka shkruajtur:
Zoti sabrin familjarve
fekri-gjermani më datë 29/01/2012 ka shkruajtur:
e kam njohur mire besimin kemi udhtuar bashke disa here ,zoti me xhenet ishberblefte