Ndërpritet lustrimi për ish funksionarë, gazetarë, anëtarë të organizatave, avokatë dhe ndërmjetësuesë
25 janar-Sipas Gjykatës, me lustrimin e këtyre personaliteteve hyhet në integritetin moral dhe dinjitetin, me ç'rast ngriti procedurë për këto nene të Ligjit për lustrim.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli masë të përkohshme për ndalimin e 13 neneve të Ligjit për përcaktimin e kushtit shtesë për kryerjen e funksionit publik, gjegjësisht Ligjit për lustrim.
Lustrimi ndërpritet për ish funksionarë, gazetarë, anëtarë të organizatave, avokatëve dhe mediatorëve.
Sipas Gjykatës, me lustrimin e këtyre personaliteteve hyhet në integritetin moral dhe dinjitetin, me ç'rast ngriti procedurë për këto nene të Ligjit për lustrim.
Gjykata Kushtetuese e kontestoi edhe kohëzgjatjen e Ligjit, pasi që në të nuk është precizuar deri kur do të zgjasë ky proces.
Vendimi final i Gjykatës Kushtetuese për dispozitat e kontestuara të Ligjit për lustrim pritet për rreth dy muaj.