Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > RDK propozon qė TVSH-ja tė paguhet pas arkėtimit tė faturave
RDK propozon që TVSH-ja të paguhet pas arkëtimit të faturave
25 janar-Këtë propozim të deputetit Zeqiri, e kanë përshëndetur edhe qarqet e biznesit, kurse ministri i financave, Zoran Stavrevski nuk e ka hedhur poshtë këtë ide duke theksuar se qeveria është e hapur për analizë tatimore të përparësive të cilat i sjell një zgjidhje e tillë, qoftë në përgjithësi qoftë pjesërisht.
RDK propozon qė TVSH-ja tė paguhet pas arkėtimit tė faturave
Propozim i shkëlqyer i deputetit Izet Zeqiri. Kuvendi do të vendosë nëse TVSH-ja do të paguhet sipas faturës së arkëtuar”, kështu përshkruan propozimin e deputetit në Kuvendin republikan nga radhët e RDK-së, e përditshmja në gjuhën maqedonase “Kapital” në ballinën e numrit të së martës.

Propozimi i deputetit të RDK-së, Izet Zeqiri konsiston me intencën që të rritet likuiditeti në sektorin e biznesit duke paguar TVSH-në pasi që firmat të kenë arkëtuar faturat për atë që e kanë shitur, e jo si deri më tash kur kompanitë ligjërisht janë të obliguara që të paguajnë tatim për një transaksion të caktuar, që mund të ndodhë fare të mos arkëtohet.

“Që t’i ndihmohet sektorit të biznesit në tejkalimin e problemeve rreth likuiditetit, propozoj që TVSH-ja të paguhet sipas parimit të realizimit, e jo për faturë. Kjo nënkupton që borxhi tatimor të ndodhë në momentin kur është paguar fatura për qarkullimin e realizuar të së mirës materiale dhe shërbimit”, konsideron Zeqiri.

Këtë propozim të deputetit Zeqiri, e kanë përshëndetur edhe qarqet e biznesit, kurse ministri i financave, Zoran Stavrevski nuk e ka hedhur poshtë këtë ide duke theksuar se qeveria është e hapur për analizë tatimore të përparësive të cilat i sjell një zgjidhje e tillë, qoftë në përgjithësi qoftë pjesërisht.

Në komentin me titull “Propozim i vlefshëm 123 vota”, në faqen e dytë të gazetës, redaktorja përgjegjëse e së përditshmes “Kapital”, Spasijka Jovanova, mes tjerash thotë: Çdo lëvdatë për deputetin e RDK-së Izet Zeqiri... Definitivisht një akt i mirë i një deputeti, i cili tregoi sens për nevojat dhe problemet e kompanive. Veprim i mirëfilltë në kohën e vërtetë për t’i shpëtuar kompanitë nga bankroti ... Problemi është se asnjë deputet tjetër nuk vuri firmën në këtë propozim-ligj për të treguar përgjegjësi dhe sens ndaj ekonomisë dhe biznesit... Të shohim nëse deputetët do t’i përgjigjen sfidës të cilën ua imponoi Zeqiri me një veprim të pleqëruar mirë në një kohë shumë kritike...”

Deputeti Izet Zeqiri, ndryshe prof.dr. i ekonomisë, i cili në Kuvendin e Maqedonisë erdh nga posti i dekanit të Fakultetit të biznesit dhe ekonomisë pranë UEJL-së, për këtë periudhë është deputeti më aktiv për nga numri dhe cilësia e diskutimeve, propozimeve dhe amendamenteve. Në një nga diskutimet e tija, efektuoi madje 23 replika të deputetëve të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE.


Publikuar: 25.01.2012 (18:09), Lexuar: 184 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio