27 janar-Kur Rihana shkoi për tu përshëndetur me Krisin, Karrueche ia ndërpreu rrugën. Filluan ashpër ta "nderojnë" njëra-tjetrën me fjalë fyese dhe të shtyhen. Fjalosjen e ndërprenë truprojat e Rihanës të cilët e larguan nga Karreuche dhe miqtë e saj.
Si duket ylli nga Barbadosi pas pushimeve në Havai është kthyer furishëm në jetën e shoubizit. Ajo kaloi një vit të suksesshëm në karrierën e saj muzikore, por kjo nuk mund të thuhet edhe për jetën e saj private, gjegjësisht lidhjet e saj.
Këngëtarja Rihanna ishte në të njëjtin klub nate në Los Angeles, ku ishte edhe ish i dashuri i saj Kris Broun me të dashurën e tij të re Karrueche Tran.
Kur Rihana shkoi për tu përshëndetur me Krisin, Karrueche ia ndërpreu rrugën. Filluan ashpër ta "nderojnë" njëra-tjetrën me fjalë fyese dhe të shtyhen. Fjalosjen e ndërprenë truprojat e Rihanës të cilët e larguan nga Karreuche dhe miqtë e saj.
Mediat amerikane ditë më parë raportuan se Rihana ka tashmë një vit që fshehtas po takohet me reperin Kris Broun, duke u bazuar në burime të afërta me këngëtaren, por edhe vetë ylli nga Barbadosi në profilin e saj në Tuitter kishte kritikuar reperin amerikan se ai po e tradhtonte të dashurën e saj me të.