Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Kongres mbarėkombėtar i bashkive dhe komunave tė udhėhequra nga shqiptarėt nė katėr shtete
Kongres mbarëkombëtar i bashkive dhe komunave të udhëhequra nga shqiptarët në katër shtete
28 janar-"Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e pranoi iniciativën e zëvendëskryeministrit Xhaferi gjatë takimit të tyre në Shkup me 17 janar të vitit 2012, për mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar të të gjitha komunave (njësive të vetëqeverisjes lokale), të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar, ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi", thuhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kongres mbarėkombėtar i bashkive dhe komunave tė udhėhequra nga shqiptarėt nė katėr shtete
Me nismë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë të angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të mbajnë një Kongres mbarëkombëtarë, në të cilin do të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në të katër shtetet.

Nisma është ngritur nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi gjatë takimit të fundit të realizuar në Shkup.

"Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e pranoi iniciativën e zëvendëskryeministrit Xhaferi gjatë takimit të tyre në Shkup me 17 janar të vitit 2012, për mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar të të gjitha komunave (njësive të vetëqeverisjes lokale), të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar, ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi", thuhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Iniciativës për një Kongres mbarëkombëtar i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti pas takimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha


Publikuar: 28.01.2012 (17:56), Lexuar: 89 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio