Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruevski: Maqedonia seriozisht participon nė aktivitetet e NATO-s, tė gjithė duhet tė inkuadrohen nė lobimin para Samitit nė Ēikago
Gruevski: Maqedonia seriozisht participon në aktivitetet e NATO-s, të gjithë duhet të inkuadrohen në lobimin para Samitit në Çikago
28 janar-Kjo është përgjigjja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson idenë e Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitet të përforcuar dhe lobim të përfaqësuesve ushtarakë në vigjilje të Samitit të NATO-s, që duhet të mbahet në maj në Çikago, SHBA.
Gruevski: Maqedonia seriozisht participon nė aktivitetet e NATO-s, tė gjithė duhet tė inkuadrohen nė lobimin para Samitit nė Ēikago
Të gjithë duhet të inkuadrohen në lobimin dhe në krijimin e klimës dhe atmosferës pozitive, duke përfshirë edhe diplomacinë ushtarake, si pjesë e strategjisë sonë. Ata kanë marrë instruksione precize, për shkak se Maqedonia shumë seriozisht participon në aktivitetet e NATO-s dhe sigurisht se do bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre.

Kjo është përgjigjja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson idenë e Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitet të përforcuar dhe lobim të përfaqësuesve ushtarakë në vigjilje të Samitit të NATO-s, që duhet të mbahet në maj në Çikago, SHBA.

"Pjesa ushtarake e Aleancës e di shumë mirë çfarë domethënie ka Maqedonia në radhët e tyre. Ndoshta pjesa politike nuk e ndjen këtë fuqishëm siç e ndjen pjesa ushtarake, por e di se pjesa ushtarake e ndjen në sensin e vërtetë të fjalës, sepse ata janë në terren, njerëzit e tyre me të cilët komunikohet çdo ditë janë në terren, ndërsa e dimë se nga terreni merren vlerësime më të larta për aktivitetet e ushtrisë së Maqedonisë në kuadër të NATO-s", deklaroi kryeministri Gruevski sot pas lëshimit në përdorim të dy terreneve të dyfishta të tenisit në Komunën Ilinden.


Publikuar: 28.01.2012 (17:58), Lexuar: 96 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio