Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruevski - Erdogan: Temė qendrore integrimi i Maqedonisė nė NATO
Gruevski - Erdogan: Temë qendrore integrimi i Maqedonisë në NATO
31 janar-Procesi i lobimit dhe mbështetja është në vijim dhe po zgjatë dhe nuk është diçka që do të ndodhë vetëm në Çikago. Ky po zhvillohet në mënyrë siç është dakorduar midis dy kryeministrave gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Maqedoni.
Gruevski - Erdogan: Temė qendrore integrimi i Maqedonisė nė NATO
Kryeministri Nikolla Gruevski pasdite në Ankara ka takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Temë qendrore e bisedimeve midis dy kryeministrave është integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO.

Turqia është mike e madhe strategjike e Maqedonisë dhe mbështetëse e fuqishme në përpjekjet që të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Qëndrimi parimor i Turqisë dhe i kryeministrit Erdogan për mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO do të tregohet edhe në Samitin në Çikago, përkatësisht se Ankaraja në mënyrë të fuqishme do të qëndrojë pas interesave të Republikës së Maqedonisë. Në takimin e fundit të Këshillit Veriatlantik, Turqia kërkoi ridefinim të qëndrimit të NATO-s në lidhje me Republikën e Maqedonisë në Samitin në Çikago.

Procesi i lobimit dhe mbështetja është në vijim dhe po zgjatë dhe nuk është diçka që do të ndodhë vetëm në Çikago. Ky po zhvillohet në mënyrë siç është dakorduar midis dy kryeministrave gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Maqedoni.

Takimi me Erdoganin është pjesë e aktiviteteve të kryeministrit Gruevski për prezantimin e interesave kombëtare dhe të përfitimeve për secilin nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Qeveria po zbaton strategji të koordinuar shtetërore në të cilën të gjithë përfaqësuesit e saj, ministrat, diplomatët... zbatojnë aktivitetet ndërkombëtare për realizimin e përcaktimeve strategjike për anëtarësim në NATO


Publikuar: 31.01.2012 (16:55), Lexuar: 108 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio