Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Presidenti Ivanov dhe kryetarėt e BFI-sė dhe KOM-it kėrkuan dėnim tė incidenteve nė Strugė
Presidenti Ivanov dhe kryetarët e BFI-së dhe KOM-it kërkuan dënim të incidenteve në Strugë
31 janar-Presidenti Ivanov, kumtoi Kabineti i tij, pret që kryerësit e incidentet të përgjigjen konform ligjeve. Me kryetarët e bashkësive më të mëdha fetare kanë shprehur bindje se tradita e jetës së përbashkët, e cila ekziston me shekuj mbetet vlerë dhe përfitim i të gjithë qytetarëve. Bashkarisht dërgojnë mesazh për përgjegjësi në kultivimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërfetare dhe të kulturës dhe tolerancës.
Presidenti Ivanov dhe kryetarėt e BFI-sė dhe KOM-it kėrkuan dėnim tė incidenteve nė Strugė
Cilido qoftë incident i izoluar, ku do që të ketë ndodhur, duhet të dënohet nga ana e të gjithëve.

Këtë konkluzion e dha presidenti Gjorge Ivanov dhe kryetarët e Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Arqipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe z.z. Stefan në takimin e sotëm me rastin e ngjarjeve në komunat Strugë dhe Vevçan.

Presidenti Ivanov, kumtoi Kabineti i tij, pret që kryerësit e incidentet të përgjigjen konform ligjeve. Me kryetarët e bashkësive më të mëdha fetare kanë shprehur bindje se tradita e jetës së përbashkët, e cila ekziston me shekuj mbetet vlerë dhe përfitim i të gjithë qytetarëve. Bashkarisht dërgojnë mesazh për përgjegjësi në kultivimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërfetare dhe të kulturës dhe tolerancës.

Shefi i shtetit në takim ka kërkuar që kryetarët e BFI-së dhe të KOM-it ta investojnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë për mirëkuptim më të madh ndërfetar.

Takimi është konvokuar me nismë të presidentit Ivanov në kuadër të kontakteve të tyre të rregullta me përfaqësues të bashkësive fetare në Maqedoni.
Kryeministri Nikolla Gruevskit sot nga Turqia bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe qetësimin e situatës në Strugë.

Ai ka ftuar të gjitha palët për të dhënë energjinë e tyre maksimale për zgjidhjen e problemeve.

"Do ti bëja thirrje të gjithve, pamarrë parasysh se janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë apo a janë krishterë apo mysliman, të fokusojnë energjinë e tyre drejt asaj që të mos dëmtojnë dhe ofendojnë njëri tjetrin, por të përqëndrohen drejt asaj që nga të gjitha frustrimet të dalin me ide të mira, me ide për përkrahjen e njëri tjetrit, me ide që të çojmë vendin drejt një orientimi më të mirë", theksoi Gruevski.

Kryeministri Gruevski gjithashtu i bëri thirrje politikanëve, partive dhe individëve që po keqpërdorin situatën, bashkësive fetare dhe grupeve të ndryshme etnike për shkak të qëllimeve të tyre, të ndërpresin këtë, për shkak se dëmtojnë popullin e tyre.


Publikuar: 31.01.2012 (18:18), Lexuar: 166 herė
Komentet
BASRI PAJAZITI më datë 01/02/2012 ka shkruajtur:
TE RUHEN MARDHENJET NDERFETARE ASHTU SI KAN QEN.KY MESAZH SHKON TEK GJITH QYTETARET E REPUBLIKES SE MAQEDONIS

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio