Skandali i basteve, dorëhiqet presidenti i federatës turke
Presidenti i Federatës në Turqi, Mehmet Ali Aydinlar ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të fundit të UEFA-s, e cila kërkon mbylljen e hetimeve dhe dënimin e fajtorëve.
Skandali i basteve bëhet shkak për dorëheqjen e kreut të federatës turke të futbollit.
Presidenti i Federatës në Turqi, Mehmet Ali Aydinlar ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të fundit të UEFA-s, e cila kërkon mbylljen e hetimeve dhe dënimin e fajtorëve.
Skandali i basteve në futbollin turk u zbulua verën e shkuar, ndërsa si pasojë mbi 60 persona u arrestuan përfshirë këtu dhe drejtuesit më të lartë të disa prej skuadrave më të mëdha.