2 shkurt-Mjaft më me shantazhe...Nëse doni të na frikësoni e keni gabim... Sua ka frikën askush, ka thënë ndër të tjera Selimi, duke thënë pse është duke u mashtruar opinioni se është shuar SHIK-u.
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh i ashpër lidhur me shantazhimet që sipas tij, po i bëjnë pjesëtarë të SHIK-ut, duke theksuar se nuk do të arrijnë ti fshehin të vërtetat dhe të ngjallin frikë.
Ai para ligjvënësve tha se pjesëtarët e SHIK-ut kanë për qëllim të ngjallin frikë, mirëpo këtë sipas tij, nuk do tia arrijnë.
Mjaft më me shantazhe...Nëse doni të na frikësoni e keni gabim... Sua ka frikën askush, ka thënë ndër të tjera Selimi, duke thënë pse është duke u mashtruar opinioni se është shuar SHIK-u.
Ai më tej tha se ata që flasin për luftën e UÇK-së, mirëpo vet e kanë zhveshë atë uniformë, mund ti tregojë me emra.
Selimi ka thënë se nuk do ti përgjigjen as SHIK-ut as Qeverisë, pasi sipas tij pikërisht këta janë që duhet ti përgjigjen qytetarëve dhe drejtësisë. /Telegrafi/