Televizioni Koha
Sport > Useini demanton largimin nga Shkėndija
Useini demanton largimin nga Shkëndija
‘Duke parë se gjërat marrin kahje serioze detyrohem të dal në media për të demantuar gjithçka. Së pari dua të them se unë jam pjesë e Shkëndijës, ndërsa për momentin jam duke u rehabilituar pas lëndimit të rëndë që pësova duke luajtur për skuadrën time të zemrës. Ky është klubi im, e kam si shtëpi të dytë dhe nuk i’a kthej shpinën aq lehtë sa mendon dikush’, u shpreh Muhamet Useini
Useini demanton largimin nga Shkėndija
Trazirat e fundit në taborin e Shkëndijës përveç disa të vërtetave, gjithsesi janë shfrytëzuar për të shtuar gjëra që s’kanë të bëjnë me realitetin. Këto ditë në caqe të ndryshme në Tetovë u përhapën zëra për largimin e Muhamet Useinit nga tabori i Shkëndijës, mirëpo vetë futbollisti demanton gjithçka, duke cekur se nuk ka të vërtetë në këtë situatë. ‘Duke parë se gjërat marrin kahje serioze detyrohem të dal në media për të demantuar gjithçka. Së pari dua të them se unë jam pjesë e Shkëndijës, ndërsa për momentin jam duke u rehabilituar pas lëndimit të rëndë që pësova duke luajtur për skuadrën time të zemrës. D.m.th. s’ka të vërtetë në thashethemet se unë jam larguar nga Shkëndija. Ky është klubi im, e kam si shtëpi të dytë dhe nuk i’a kthej shpinën aq lehtë sa mendon dikush. Është e vërtetë se kam patur një mosmarëveshje të vogël, mirëpo jo aq sa të flitet për largimin tim. Disa qarqe më kanë shpërngulur te Renova, e disa tjera kush e di se ku?! Këto janë vetëm gënjeshtra, ndërsa e vërteta është se unë jam futbollist i Shkëndijës dhe pasi të rekuperohem shpresoj të kthehem të luaj’, u shpreh Muhamet Useini, i cili vazhdon me terapitë e rregullta pasi pësoi një frakturë në këmbë në ndeshjen kampionale Napredoku-Shkëndija.


Publikuar: 03.02.2012 (02:21), Lexuar: 641 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio