Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BDI do t’i fitonte sėrish zgjedhjet
BDI do t’i fitonte sërish zgjedhjet
3 shkurt-Më pak konsideratë kanë për liderin e BDI, Ali Ahmeti, për të cilin vetëm 52 e shqiptarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa më pak kredibilitet gëzon Menduh Thaçi, vetëm 42 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për të, ndërkohë që negativisht mendojnë 50 për qind.
BDI do t’i fitonte sėrish zgjedhjet
Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte edhe një tjetër mandat qeverisës, së bashku me VMRO-DPMNE. Të paktën kështu tregojnë rezultatet e agjencisë “Rejting”, në anketën e realizuar me porosi të së përditshmes “Dnevnik”. Sipas anketës, mbi 7 për qind e qytetarëve do t’ia jepnin votën e tyre BDI-së, për PDSH-në do të votonin 3.1 për qind, ndërsa për RDK 2.9 për qind e të anketuarve. Edhe nëntë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, raporti mes BDI-së dhe PDSH-së mbetet i njëjtë - 2.3 me 1, ose 15 deputetë kundrejt 7. Nga ana tjetër, partia e Rufi Osmanit ka shënuar një rritje të rejtingut, duke e çuar në një përqindje shumë të afërt të mbështetjes së elektoratit, ashtu si edhe PDSH. Nëse koalicioni i përfolur mes dy partive opozitare nuk do të dështonte, të dy subjektet do t’i afroheshin shumë oponentit të tyre, sa i takon votave që do të mund të fitonin në zgjedhje. Pavarësisht votave që elektorati i jep subjekteve politike, rejtingu i liderit të RDK, Rufi Osmani është më i madh se i gjithë liderëve të tjerë shqiptarë. Dy të tretat e të anketuarve, ose 65 për qind prej tyre kanë mendim pozitiv për liderin Osmani. Më pak konsideratë kanë për liderin e BDI, Ali Ahmeti, për të cilin vetëm 52 e shqiptarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa më pak kredibilitet gëzon Menduh Thaçi, vetëm 42 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për të, ndërkohë që negativisht mendojnë 50 për qind. Renditja ruhet edhe për elektoratin maqedonas, 14 për qind e të cilëve kanë mendim pozitiv për Rufi Osmanin, për Ali Ahmetin vetëm 14 për qind prej tyre, ndërkohë që dy herë më pak gëzon popullaritet lideri i PDSH, për të cilin vetëm 7 për qind e të anketuarve kanë dhënë mbështetjen e tyre. Për dallim nga maqedonasit, shqiptarët e anketuar më pak e duan kryeministrin Gruevski, vetëm 8 për qind, më shumë kanë konsideratë për Lubço Georgievskin - 18 për qind dhe 15 për qind prej tyre kanë mendim pozitiv për liderin e LSDM - Branko Cërvenkovski. Sa i takon elektoratit maqedonas, ata i japin mbështetje VMRO-DPMNE dhe liderit të saj, Nikolla Gruevski.


Publikuar: 03.02.2012 (17:38), Lexuar: 350 herė
Komentet
Krisit më datë 06/02/2012 ka shkruajtur:
Kam njÃ&l aquo; vÃ&la quo;rejtje, pase nuk jeni pozitiv, tÃ&la quo; shkruni nÃ&la quo; titullin e artikullit '' Konsiderat&A tilde;« ; mÃ&la quo; tÃ&la quo; madhe tek Shqiptar&Ati lde;«t ka Rufi Osmani' ' do ishi ma korekt&Atild e;«... .ju pÃ&la quo;rsh&Atil de;«nd es.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio