Konstituohet Komiteti për adresimin e rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-së për zgjedhjet parlamentare
3 shkurt-"Komiteti duhet të definojë aktivitete dhe axhendë të qartë dhe realiste punuese, me qëllim që të adresohen rekomandimet e fundit të ODIHR-së, që dalin nga raporti i fundit për zgjedhjet në vitin 2011", tha Bret.
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot u konstitua Komitei drejtues për adresimin e rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011. Rekomandimet e para në të cilat do të përqëndrohet Komiteti janë të lidhura me legjislativën zgjedhore dhe listën zgjedhore.
"Në seancën e sotme erdhëm deri në përfundim se për çështjet më të rëndësishme të cilat janë potencuar në raportin përfudimtar - lista zgjedhore dhe legjislativa duhet të formojmë grupe punuese të cilat do të punojnë në kuadër të Komisionit zgjedhor shtetëror dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ata deri nga mesi i marsit duhet të na parashtrojnë informata, ndërsa deri nga fundi i marsit do të takohemi edhe një herë që të shohim deri ku kemi arritur për çështjet për të cilat u angazhuam sot", deklaroi pas seancës konstituive zlëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, e cila kryeson me Komitetin.
Ajo shtoi se në seancën nuk u potencuan për çfarë ndryshime në legjislativë duhet të mendohet dhe se ato duhet t'i propozojë Ministria e Drejtësisë pasi të bëjë analizë për rekomandimet nga raporti i fundit i OSBE-ODIHR-së.
Zëvendëskryeministrja sqaroi se në seancën u konfirmua dinamika në të cilën duhet të jenë obligimet e Komitetit dhe grupet punuese dhe cilat janë rezultatet që duhet të arrihen deri nga fundi i qershorit të këtij viti, me qëllim, siç tha, të përmirësohet procesi zgjedhor, edhe pse i fundit u vlerësua si transparent, i hapur dhe demokratik.
Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret pas seancvës theksoi se do t'i japin përkrahje të tërësishme Qeverisë në, siç tha, sjelljen e praktikave zgjedhore në harmonizim të tërësishëm me standardet ndërkombëtare.
"Komiteti duhet të definojë aktivitete dhe axhendë të qartë dhe realiste punuese, me qëllim që të adresohen rekomandimet e fundit të ODIHR-së, që dalin nga raporti i fundit për zgjedhjet në vitin 2011", tha Bret.
Ai shtoi se në raportin e fundit notohen 25 rekomandime, prej të cilave një pjesë janë prioritare, një pjesë jo, për të cilin shkak u vendos t'u jepet përparësi atyre prioritare.
Në Komitetin, krahas Arifit, e cila është kryesuese, anëtarësojnë ministrat e Drejtësisë, Punëve të Brendshme, ambasadorët e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së, si dhe kryetari i KSHZ-së dhe përfaqësues i asociacionit qytetar MOST