Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Shtrejtohet BENZINA
Shtrejtohet BENZINA
Benzina tani e tutje do të shitet për 2,5 denarë më shtrenjtë, ndërsa dizeli dy denarë më shtrenjtë. Sipas vendimit që e mori Komisioni rregullator për energjetikë, çmimi i benzinës MB-96 prej 67,50 për qind për litër do të rritet në 70 denarë për litër, BMB-91 nga 64 në 66,50 denarë, BMB-95 nga 64,50 në 67 denarë dhe BMB-98 prej 65,50 denarëve do të rritet në 68 denarë për litër. Çmimi i dizelit nga 49,50 denarë për litër shtrenjtohet në 51,50 denarë, ndërsa Dizeli E III në vend 50 denarëve në 52 denarë për litër. Ekstra e lehtë do të shitet në vend 39 denarëve në 41 denarë për litër.
Shtrejtohet BENZINA
Rritje të çmimit në pakicë ka edhe te mazuti kështu që mazuti M-1 do të shitet për 21,019 denarë për kilogram, ndërsa M-2 për 20,993 denarë për kilogramë.
Krahas çmimeve në pakicë rritje ka edhe te çmimet rafinerike për 6,76 për qind në mesatare.
Vendimin e sotëm Komisioni rregullator për energjetikë e mori në bazë të çmimit mesatar të naftës sëpapërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit e cila është më lartë për 6,85 për qind dhe kursi i denarit në raport me dollarin, i cili është gjithashtu më lartë për 0,58 për qind në krahasim me kursin e dollarit sipas të cilit janë formuar çmimet tanishme.


Publikuar: 29.05.2007 (12:53), Lexuar: 493 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio