22 shkurt-Temë e bisedës në këtë takim ishte përmirësimi i proçesit në dhënien e ndihmës juridike pa pagesë dhe ndryshimet e po të njëjtit ligj. Në këtë kontekst u përmend edhe ndryshimi eventual në ligjin me të cilin do të zgjerohet rrethi i ndihmës juridike pa pagesë, në pjesën e shfrytëzuesve, thuhet në komunikatën e ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot realizoi takim pune me z. Ralf Bret, shef i Minisonit të OBSE-s në Shkup.
Bashkëpunimi i mëtejshëm midis Ministrisë së Drejtësisë dhe OSBE-së kanë qenë temat e takimit të sotëm midis ministrit Blerim Bexheti dhe shefit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret.
Ministri Bexheti e informoi ambasadorin Bret për aktivitetet e deritanishme dhe për ato aktualet të Ministrisë së Drejtësisë.
Temë e bisedës në këtë takim ishte përmirësimi i proçesit në dhënien e ndihmës juridike pa pagesë dhe ndryshimet e po të njëjtit ligj. Në këtë kontekst u përmend edhe ndryshimi eventual në ligjin me të cilin do të zgjerohet rrethi i ndihmës juridike pa pagesë, në pjesën e shfrytëzuesve, thuhet në komunikatën e ministrisë së Drejtësisë.
Nga ana tjetër, ambasadori Ralf Bret theksoi se edhe në të ardhmen pret bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë, e në disa aktivitete me tempo edhe më të shpejtë.
Ministri Bexheti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, për gatishmërinë për ndihmë dhe asistencë në aktet ligjore të misionit të OBSE-s në Shkup si dhe potencoi se shpreson që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen