Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Thaēi:Shqiptarėt mė sė miri dhe mė sė lehti mund tė jetojnė nė njė shtet tė vetėm.
Thaçi:Shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.
15 mars-Lidhur me pretendimet territoriale, Thaçi ritheksoi mesazhin se shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.
Thaēi:Shqiptarėt mė sė miri dhe mė sė lehti mund tė jetojnė nė njė shtet tė vetėm.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi siguroi sot se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, bisedime apo autonomi për veriun, as ndryshim të kufijve.

Lidhur me pretendimet territoriale, Thaçi ritheksoi mesazhin se shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.

"Kosova ka një qëndrim unik lidhur me pretendimet serbe për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Prandaj, konkludojmë se Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë shtet tjetër fqinj apo të ashtuquajtur përfaqësues të tij, që të organizojnë zgjedhje të çfarëdo lloji në territorin e Republikës së Kosovës. Ky është qëndrim unik i qeverisë së Kosovës, i institucioneve të Kosovës dhe vullnet i gjithë qytetarëve dhe partive politike", tha Thaçi.

Ai mohoi në mënyrë të prerë se do të kishte dialog për veriun e Mitrovicës, veriun e Kosovës. "Një dialog i tillë as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston dhe as që do të ndodhë", theksoi Thaçi.

Por, vijoi ai, takime, kontakte, dialog i brendshëm me qytetarët shtetas të Republikës së Kosovës, që jetojnë në atë pjesë të Kosovës për t'i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre ka pasur, do të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të integrohen dhe të marrin pjesë në institucionet e Republikës së Kosovës, por në asnjë rrethanë, me asnjë çmim me Serbinë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe për pyetje parlamentare ka në rend dite disa projektligje, mes të cilëve atë për Transmetimin Publik në Kosovë


Publikuar: 15.03.2012 (16:24), Lexuar: 440 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio