Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Kur zdrukthtarėt dhe bujqit bėhen “radikalist islamik”?
Kur zdrukthtarët dhe bujqit bëhen “radikalist islamik”?
2 maj-Ende nuk janë dhënë sqarime se si mundet që një plakë të jetë profesioniste në kryerjen e vrasjes, për të cilën gjatë gjithë kohës është pretenduar se janë profesionist. Shumë detaje të arrestimeve të djeshme deri më tani janë enigmatike dhe ky aksion ka hapur shumë dilema dhe pikpyetje.
Kur zdrukthtarėt dhe bujqit bėhen  “radikalist islamik”?
Njëzet të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Njësive speciale të Maqedonisë në lagje të ndryshme shqiptare të Shkupit, i koduar me emrin "Monstra", janë të profileve të ndryshme, nga pensionist, automekanik, shofer, shitës librash, pronar të frizer saloneve, etj. Ja disa nga personat e arretsuar dhe profesionet e tyre. QANI AZIRI 64 vjeç, Shutkë, Zdrukthëtar i pensionuar, FEJZI AZIRI 50 vjeç, Shutkë me profesion Bujk, HAKI AZIRI, 32 vjeç, Shutkë Shofer kamioni MERVAN MEMETI 32 vjeç, Seravë Pronar i një librarie fetare, RAMI XHAVITI 24 vjeç, Haraçinë, Automekanik, ISNI ASANI 34 vjeç, Haraçinë Taksist, XHELAL ZENDEL I26 vjeçar, Gazi Babë I punësuar në firmë private. Poashtu bëhet e ditur se një nga të arrestuarit në Hotël të Kumanovës është një gura 64 vjecare. Ende nuk janë dhënë sqarime se si mundet që një plakë të jetë profesioniste në kryerjen e vrasjes, për të cilën gjatë gjithë kohës është pretenduar se janë profesionist. Shumë detaje të arrestimeve të djeshme deri më tani janë enigmatike dhe ky aksion ka hapur shumë dilema dhe pikpyetje.Një ditë pas arrestimit të më shumë personave gjatë aksionit policor “Monstër”, sot për rastin është prononcuar edhe zyra e BE-së në Shkup. Përkundër insistimit të mediave proqeveritare maqedonase të cilat dje thirrnin përfaqësitë diplomatike në vend të përshëndesin aksionin, në reagimin e zyrës së BE-së vërehet një përmbajtje e theksuar nga dhënia e vlerësimeve mbi suksesin e aksionit policor “Monstër”. "Vazhdojmë t'i përcjellim nga afër aktivitetet. Puna e institucioneve shtetërore është që t'i kryejnë aktivitetet e tyre, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave dhe kryerësve. Mbetet të presim që organet gjyqësore të marrin vendime të drejta në afat kohor dhe të arsyeshëm", thuhet në fund të kumtesës së Delegacionit të BE-së. Shqiptarët më shumë se çdokush tjetër janë të interesuar për zgjidhjen e rastit të vrasjes së pesëfishtë, sepse ata nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasjen e fëmijëve, konsiderojnë nga BDI.Sipas partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ky është krimi më i madh në historinë e vendit, çfarë nuk ka pasur as në gjatë konfliktit."Domethënë, gjithashtu përkushtimi ynë si subjekt politik është që të jepet kontribut maksimal në identifikimin e vrasësve me emër e mbiemër, pavarësisht se cilës kombësi i takojnë. Ata janë vetëm vrasës, asgjë më pak dhe asgjë më shumë", tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.


Publikuar: 02.05.2012 (14:25), Lexuar: 994 herė
Komentet
sabiti më datë 02/05/2012 ka shkruajtur:
nese e ke ali qametin ne pushtet edhe bujq edhe amviset krejt jan kriminela
tetovar më datë 02/05/2012 ka shkruajtur:
po a vec sqiptaret vrasin po pse nuk i braktisin edhe maqedont ofof edhe gra plaka kan arestu tuuu

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio