Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Sondazhet: Berisha fitues i zgjedhjeve nė Shqipėri
Sondazhet: Berisha fitues i zgjedhjeve në Shqipëri
Kështu sipas një sondazhi të realizuar nga qendra për studime humanistike "Gain Bobi" rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe LSI arrin të marrë vetëm 6.1%
Sondazhet: Berisha fitues i zgjedhjeve nė Shqipėri
Sikur zgjedhjet parlamentare të ishin zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2008-të atëherë ato do të ishin fituar nga Partia Demokratike. Kështu sipas një sondazhi të realizuar nga qendra për studime humanistike "Gain Bobi" rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe LSI arrin të marrë vetëm 6.1%.

Sipas sondazhit të "Gain Bobi", humbësit e mëdha të këtyre zgjedhjeve do të jenë partitë e vogla, pasi përveç partisë republikane asnjë parti tjetër nuk do të marrë më shumë se 1% të votave të shqiptarëve. Një surprisë politike rezulton nga sondazhi i realizuar nga "Gain Bobi" Partia G99 e cila edhe pse e re arrin të marrë 2.5% të votave.

Ndërkaq sipas sondazhit të realizuar politikani më popullor është Presidenti i Republikës Bamir Topi me mbështetjen e 76.7% të qytetarëve.

Ky sondazh është realizuar gjatë muajit dhjetor dhe janë pyetur 747 qytetarë shqiptarë, "Gain Bobi" njihet si shoqata që organizoi "Exit Pollin" e 3 korrikut të vitit 2005, sipas të cilit PD-ja kishte fituar në Tiranë dhe Durrës


Publikuar: 10.02.2009 (00:15), Lexuar: 2424 herė
Komentet
gezim abazi më datë 18/02/2011 ka shkruajtur:
sali berisha eshte nje ikone e shtetit shqiptar e vleresoj punen qe ka bere per te ndimuar shqiperine te e****perpara sali berishado jete ne pushtet derisa emigrantet e te gjithe shteteve te vine ne shqiperi per te punuar sali ti je flori respekte shoku
lindi haka më datë 23/06/2013 ka shkruajtur:
berisha patjeter fitues

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio