Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > PDSH kėrkon dorėheqjen e Blerim Bexhetit
PDSH kërkon dorëheqjen e Blerim Bexhetit
17 maj-‘Ngaqë kjo nuk ndodhi prej dje unë pres tani që ministri i Drejtësisë të japë dorëheqje. Imagjinoni ndodh maltretimi i qytetarëve shqiptarë në një ministri që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, fatkeqësisht ne po dëgjojmë ditëve të fundit lloj-lloj deklaratash qesharake, lideri i BDI-së deklaron se ai nuk është pjesë e ekzekutivit, por qenka vetëm parti politike. Një gjë duhet ta kenë të qartë qytetarët, shteti i së drejtës do shekuj që të ndërtohet, ndërsa vetëm një moment duhet që ai mos të ekzistojë. Në Maqedoni shteti i së drejtës është shkelur me qindra e mijëra herë kur bëhet fjalë për gjykime të shqiptarëve. Në çdo shoqëri mund të ketë kriminel, por kur shteti sillet si kriminel kjo është e pa tolerueshme’, tha Zijadin Sela
PDSH kėrkon dorėheqjen e Blerim Bexhetit
Partitë politike shqiptare reagojnë ashpër ndaj keqtrajtimit të dy të paraburgosurve në burgun e Manastirit. Zijadin Sela nga PDSH-ja kërkoi madje dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti. Sela tha se dje, ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti është dashur të kërkonte përgjegjësi ndaj drejtorit të Burgut të Manastirit ku u keqtrajtuan të paraburgosurit.

‘Ngaqë kjo nuk ndodhi prej dje unë pres tani që ministri i Drejtësisë të japë dorëheqje. Imagjinoni ndodh maltretimi i qytetarëve shqiptarë në një ministri që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, fatkeqësisht ne po dëgjojmë ditëve të fundit lloj-lloj deklaratash qesharake, lideri i BDI-së deklaron se ai nuk është pjesë e ekzekutivit, por qenka vetëm parti politike. Një gjë duhet ta kenë të qartë qytetarët, shteti i së drejtës do shekuj që të ndërtohet, ndërsa vetëm një moment duhet që ai mos të ekzistojë. Në Maqedoni shteti i së drejtës është shkelur me qindra e mijëra herë kur bëhet fjalë për gjykime të shqiptarëve. Në çdo shoqëri mund të ketë kriminel, por kur shteti sillet si kriminel kjo është e pa tolerueshme’, tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së. Edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri tha se përgjegjësia për keqtrajtimin e të paraburgosurve bie mbi ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Sipas Zeqirit, përdorimi i forcës kundër të paraburgosurve dëshmon se hetuesi nuk ka argumente dhe kërkon t’i krijojë faktet me dhunë.‘Mendoj se kjo është një shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe këtu përgjegjësinë konkrete lidhur me maltretimet e ka Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme. Mendoj se përdorimi i forcës kundër të arrestuarve dëshmon qartë ndoshta hetuesia nuk ka argumente të forta dhe nëpërmjet përdorimit të forcës maltretimit, tentohet të nxirren edhe të dhëna relevante që të mund të akuzohen. Nuk dëshiroj të prejudikoj por vetë akti i maltretimit dhe përdorimit të forcës dëshmon se në RM, MPB-ja përdor forcën kundër qytetarëve dhe kundër principeve të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut’, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së. Ndaj keqtrajtimit të të paraburgosurve reagoi ashpër edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, i cili kërkoi që gardianët që kanë ushtruar dhunën, të ndëshkohen urgjentisht. ‘Çdo kush që shkel ligjin, çdo kush që ngre dorë qoftë mbi të arrestuarin, qoftë mbi të dyshuarin, qoftë mbi të akuzuarin, detyrimisht cilido qoftë ai duhet të ballafaqohet me mbajtjen e përgjegjësisë dhe BDI do të insistojë me këmbëngulje që kushdo qoftë ai gardian, kushdo qoftë ai komandant roje, kushdo qoftë ai bartës përgjegjësie i cilido qoftë institucioni, të jetë shembull se si dënohet, se si ndëshkohet një zyrtar i cili ushtron dhunë mbi cilin do qoftë të dyshuar për çfarëdo lloj vepre’, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së. Alsat M, gjatë ditës së djeshme informoi se dy nga të paraburgosurit për vrasjen në Smillkovcë janë rrahur dhe keqtrajtuar ashpër nga gardianët në burgun e Manastirit. Informatat i konfirmoi në edhe Avokati i Popullit i cili ka vizituar të keqtrajtuarit në Manastir. Alsat


Publikuar: 17.05.2012 (20:35), Lexuar: 358 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio