Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Arrihet marrėveshja pėr dekriminalizimin e shpifjes
Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin e shpifjes
13 qershor-Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani ka theksuar se marrëveshja konsiderohet si një kompromis optimal. Sipas tij, ligj i ri do të vihet në debat, mirëpo nga ana tjetër, ky ligj nuk duhet të keqinterpretohet me atë se gazetarët nuk do të duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që do ta bëjnë në të ardhmen, por përkundrazi përgjegjësia e tyre do të jetë akoma më e madhe.
Arrihet marrėveshja pėr dekriminalizimin e shpifjes
Qeveria e Maqedonisë dhe Shoqata e Gazetarëve arritën sot marrëveshje për dekriminalizimin e shpifjes.

Gjithashtu në kuadër të këtij takimi është arritur edhe marrëveshja për nivelin e dënimeve, me ç`rast rreth 2 mijë euro do të jetë gjoba për gazetarët, 10 mijë euro për kryeredaktorët dhe 15 mijë euro për pronarët e mediave.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani ka theksuar se marrëveshja konsiderohet si një kompromis optimal. Sipas tij, ligj i ri do të vihet në debat, mirëpo nga ana tjetër, ky ligj nuk duhet të keqinterpretohet me atë se gazetarët nuk do të duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që do ta bëjnë në të ardhmen, por përkundrazi përgjegjësia e tyre do të jetë akoma më e madhe.

Deri më tani për tani dënimi për shpifje parashikonte burg prej 3 vjetësh ndërsa për ofendim 1 vit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të ndërpriten procedura për 167 gazetarët e paditur, procesi i të cilëve akoma vazhdon.

Zëvendëskryeministrja për evrointegrime, Teuta Arifi si udhëheqëse e negociatave nga ana e Qeverisë theksoi se në rast se bisedohet mund të arrihet marrëveshje për të gjitha çështjet, ndërsa ajo shpreson se kjo marrëveshje do të jetë pozitive edhe nga ana e BE-së.


Komisioni Evropian është i kënaqur dhe e përshëndeti marrëveshjen mes Qeverisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës së gazetarëve (SHGM) për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, njofton korespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Petar Stano, zëdhënës i eurokomisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, theksoi se marrëveshja e sotme në Shkup është lajm i shkëlqyer jo vetëm për Qeverinë e Maqedonisë, por edhe për mediat dhe lirinë e tyre të shprehjes dhe të raportimit.

"Kjo çështje ishte në fokusin e Komisionit Evropian, duke pasur parasysh atë se çështja për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave është një nga pikat kryesore në procesin inkuadrues dhe ne me të vërtetë e përshëndesim këtë marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe SHGM-së", theksoi zëdhënësi i Fyles.

Sipas Sanos, marrëveshja e sotme në Shkup është zhvillim pozitiv i Dialogut të lartë inkuadrues që zhvillohet mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, rezultat konkret nga ky dialog dhe dëshmi për efikasitetin e sa


Publikuar: 13.06.2012 (14:12), Lexuar: 180 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Ads
Sondazh
Pėr moment nuk kemi asnjė sondazh
Thaēi:Ku shkuan 500 mijė euro tė Konferencės sė donatorėve tė vitit 2002 pėr tė implementuar marrėveshjen e Ohrit
23 prill-Thaēi me tej vazhdoi se BDI pas 27 prillit asnjė gjė s`mund tė bėjė pėr shkak se njė pjesė e saj ėshtė e zhytur nė hajni, krim dhe korrupsion ndėrsa pjesa tjetėr do t’i shėrbejnė qeverisė sė ardhshme . Ēėshtja e mandateve tė cilėn e ngrenė BDI pėr Thaēin nuk ėshtė siklet i PDSH-sė por fakti qė nė qeverisjen e BDI-sė maqedonasit u bėn shumė tė fort,u trimnuan dhe e rritėn qėllimin.
Ahmeti: Nė Qeveri fituesi tek shqiptarėt, tentimet tjera tė pasuksesshme
23 prill-“Ata kėrkojnė falje para shqiptarėve, por keqpėrdorin atė pėrmes marketingut politik. Edhe ne jemi kontribuues tė barabartė tė tė hyrave tė buxhetit shtetėror", tha Xhaferi, duke shtuar se BDI nuk do tė lejojė majorizimin e votės shqiptare, ndėrsa tha se, besimi i elektoratit nė BDI ėshtė shumė masiv dhe se ende mė masiv do tė jetė mė 27 prill.
RDK kėrkon shkarkimin e kryeshefit tė SPB-sė nė Tetovė
23 prill- RDK tėrheq vėmendjen se pjesėmarrja e dokumentuar edhe pėrmes fotografive e Kryeshefit tė Sektorit tė Punėve tė Brendshme nė Tetovė, Faredin Zenuni, nė fushatėn parazgjedhore tė BDI-sė, nė kundėrshtim me ligjin, ėshtė njė ugur i keq se njerėzit qė duhet tė jenė tė paanshėm, tė garantojnė rregullsinė e procesit zgjedhor dhe tė zbatojnė ligjin njėsoj pėr tė gjithė
Copyright © 2013 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio