Me iniciativën e Bert Van Marvijk, Federata dhe trajneri vendosën që të ndërpresin kontratën mes palëve, vendim që hyn në fuqi menjëherë. Marrëveshja mes palëve ishte e vlefshme deri në vitin 2016, ishte lajmërimi që u shfaq në faqen e internetit të Federatës Holandeze.
Federata Holandeze e Futbollit bëri të ditur mbrëmë se Bert Van Marvijk ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i përfaqësueses holandeze. 60 vjeçari u largua nga ky post pas dështimit spektakolar të Holandës në Euro 2012, ku ekipi që cilësohej mes favoritëve, humbi të tre ndeshjet në grup.
Me iniciativën e Bert Van Marvijk, Federata dhe trajneri vendosën që të ndërpresin kontratën mes palëve, vendim që hyn në fuqi menjëherë. Marrëveshja mes palëve ishte e vlefshme deri në vitin 2016, ishte lajmërimi që u shfaq në faqen e internetit të Federatës Holandeze.
Unë kam shumë dyshime, megjithatë kam vendosur ta marr këtë hap, ishte deklarata e vetme që doli nga Van Marvijk pas mbledhjes së fundit me drejtuesit e futbollit holandez.
Një nga yjet e skuadrës holandeze, mesfushori Uesli Shnajder, ka treguar keqardhjen e tij për këtë vendim, duke mbrojtur punën e trajnerit i cili dy vite më parë i çoi në finalen e Kupës së Botës.
Pas eliminimit nga Euro 2012 u thanë shumë gjëra, më vjen keq që vendimi është marrë kaq shpejt. Van Marvijk ka qenë gjithmonë pozitiv me këtë grup lojtarësh. Të gjithë e dimë se është e vështirë të jesh trajner i kombëtares. Këtu nuk ke të bësh vetëm me median, por edhe me 16 milion trajnerët që jetojnë në Holandë, ishte komenti i mesfushorit.