Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Maqedonasit falsifikues tė historisė ballkanase
Maqedonasit falsifikues të historisë ballkanase
29 qershor-“Ish-sekretarja amerikane Ollbrajt atëherë kërkoi lejen që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor”, ka shkruar Georgievski.
Maqedonasit falsifikues tė historisė ballkanase
Maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhenjë të historisë së Ballkanit, ka shkruar ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Lubço Georgievski në librin e tij ‘”Ky jam unë”.

Në këtë libër me shumë detaje edhe për luftën e Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon, Georgievski ka folur edhe për luftën në Kosovë në vitin 1999.

Sipas tij, në luftën e Kosovës ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ka marrë instruksione për lejimin e NATO-s për hyrjen në Kosovë.

“Ish-sekretarja amerikane Ollbrajt atëherë kërkoi lejen që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor”, ka shkruar Georgievski.

Sipas tij, në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njejtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe


Publikuar: 29.06.2012 (12:14), Lexuar: 741 herė
Komentet
krasnici më datë 30/06/2012 ka shkruajtur:
leje be shka fol ki BUGARI
asan më datë 03/07/2012 ka shkruajtur:
hallall ne ka tie be lupco
asan më datë 03/07/2012 ka shkruajtur:
lupco broj eden

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio