Ekspertë të Byrosë Federale Amerikane të Hetimeve FBI kanë mbërritur në Kosovë për të hetuar rastin e vrasjes së shqiptaro amerikanit Dino Asanaj, i cili sipas raporteve zyrtare muajin e kaluar ka kryer vetëvrasje në zyrën e tij në Prishtinë.
Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj muajin e kaluar u gjet u gjakosur dhe pa jetë në zyrën e tij, ndërsa raportet lidhur me vrasjen bën që ajo të jetë dyshuese.
Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore dhe aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin, shkruan sot gazeta e përditshme Express.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar praninë e hetuesve amerikanë duke nënvizuar se ata kanë bërë një gjë të tillë konform kërkesës së bërë.