Televizioni Koha
Sport > Basketboll, tė premten Maqedonia pėrballet me Re.Dominikane
Basketboll, të premten Maqedonia përballet me Re.Dominikane
Përfaqësuesja e basketbollit të Maqedonisë të premten në orën 23:30 minuta do të përballet me Republikën Dominikane, në kuadër të fazës çerekfinale të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike që zhvillohet në Karakas të Venecuelës.
Basketboll, tė premten Maqedonia pėrballet me Re.Dominikane
Ky është termini që ka caktuar FIBA, pasi që organizatorët e turneut, Venecuela nuk arritën të kualifikohen në mesin e 8 kombëtareve më të mira. Maqedonia do të kërkojë fitore përballë Republikës Dominikane dhe në rast se arrin një gjë të tillë, në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit ndërmjet Lituanisë dhe Portorikos dhe i cili zhvillohet natën mes të premtes dhe të shtunës ora 2 pas mesnate. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale, Maqedonisë do t’i nevojitet të paktën edhe një fitores në dy ndeshjet e mbetura, për të siguruar vizën për Lojërat Olimpike Londër 2012. Fazën çerekfinale të premten e hapin Rusia dhe Angola në orën 17:30. Nga ora 20:00 zhvillohet dueli Greqi-Nigeri, në orën 23:30 Maqedonia ndeshet me Republikën Dominikane, ndërsa në duelin e fundit çerekfinal, Lituania takohet me Portorikon.


Publikuar: 05.07.2012 (15:57), Lexuar: 116 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio